Berisha-Meta-Rama dhe shqiptarët‏

Filed under: Opinion |

Nga Ilirjan Blloshmi

Në politikë, ashtu si edhe në jetë, mësohet më shumë nga dështimet se sa nga sukseset. Sukseset do të duken në retrospektivën, pasi janë të përcaktuara, një seri veprimesh dhe vendimesh të shkëlqyera që në fakt mund të kenë qenë fatlume apo të rastësishme ndërsa dështimet ndritin shtigjet dhe qorrsokakët që duhen shmangur- në të folurën e burokratëve modernë gabimi bëhet mësim. Duke patur parasysh këtë është koha të rishohim atë çfarë po ndodh në Shqipëri.
Nëse ideologjia do të kishte përcaktuar patjetër politikën. Berisha dhe Meta nuk do të ishin bashkuar, por interesi i përbashkët politik (merr sa mundesh nga pushteti) është një lidhje e fuqishme dhe ajo i shtynte pa mëshirë armiqtë e vjetër të bashkoheshin. Kur kjo ndodhi shqiptarët u shtangën, habia e tyre e madhe tregonte se ato nuk e njihnin mirë mentalitetin e Metës nga ç’njihnin atë të Berishës, karriera e Metës sikundër ajo e Berishës ishte e formuar në ekstremet e shoqërisë. Mbështetja në shkëlqim demagogjik bëri që Berisha të rrezikojë çdo gjë me një herë të hedhur të zarave. Meta u ngrit duke minuar kundërshtarët e tij nga brenda me burokracitë e tij, dhe pretendentët e tjerë për pushtet nuk e kishin përfillur atë sepse fillimisht ata nuk e panë figurën djallëzore nga Skrapari si një rival serioz (këtu e hëngri Rama bashkë me Nanon) Ndërsa Berisha pati sukses duke dominuar bashkëpunëtorët e tij me qëllimin e vetëm elementarë pushtetin e përjetshëm.
Berisha futi mënyrën e punës bohemiane dhe personalitetin e tij të zhdërvjellët në marrjen e vendimeve duke e pajisur qeverinë e tij me cilësi të paqëndrueshme dhe shpesh diletante.
Sistemi që po ngrihet me pazarllëkun e dyshes Berisha-Meta është i rrezikshëm ata po ngrihen në pozita shumë të larta me anën e cilësive!!!! Ndërsa nga ana tjetër kemi një opozitë të drejtuar nga Edi Rama që ofron modele fitimprurëse që duket paradoksale për vetë faktin se dhe Rama e kemi provuar në politikë dhe ka shumë gjasa që dhe Rama për hir të karriges mund të tradhtojë parimet me të cilat po mundohet të vijë në pushtet pra duke bërë një aleancë me armiqtë e tij. Duke bërë që dhe shqiptarët që nuk janë kanë idenë fare politikës të dyshojnë në një aleancë midis Ilir Metës dhe Edi Ramës (pavarësisht deklaratave të dy liderave) Sepse si Edi Rama dhe Sali Berisha kanë nevojë imediate për Ilir Metën, kjo hipotezë fortësohet më së shumti nga ngjarjet si në PD dhe në PS ku kemi parë largime apo përjashtime nga rradhët e tyre (Largimi i Oketës nga PD dhe përjashtimi i Islamit nga PS). I gjithë diskutim për bashkëjetesën paqësore midis armiqve të vjetër ka vetëm një synim marrjen e karriges së kryeministrit qoftë nga Edi Rama qoftë nga Sali Berisha pra Ilir Meta është një trampulin kryeministror siç dhe e dimë pas një viti qytetarët shqiptarë do të votojnë për qeverinë e re, natyrisht edhe për Kryeministrin që do të jetë kreu i ekzekutivit të Shqiperisë. Në zgjedhje marrin pjesë dhjetëra parti, dhjetëra kryetarë, por zgjedhja e shqiptarëve për Kryeministër do të jetë midis Edi Ramës dhe Sali Berishës Dy drejtuesit e jetës politike Shqiptare, me pasues, dashamirës e kundërshtarë, me miq e armiq, të shpallur e të fshehur.

Dy personalitete me divergjenca politike e ideologjike, të cilat janë të njohura e të ditura tashmë, por edhe me ndryshime në karakter. Të dy premtojnë një revolucion politik, ekonomik, social, moral dhe paqësor por që të dy si Sali Berisha dhe Edi Rama janë të lidhur ngushtë me Ilir Metën për të vazhduar karrierën politike që përkthehet një aleancë me Ilir Metën është e barabartë me karrigen kryeministrore (nuk e dimë nëse janë patjetër ata që duhet të na qeverisin) Kjo analizë e realitetit duhet bërë nga të gjithë ne për të kuptuar jo mosfuqinë tonë, por mbi të gjitha fuqinë tonë, jo për të kuptuar se sa e pistë është politika, por se sa pak akses kemi ne brenda saj, jo për të kuptuar që Ilir Meta është i korruptuar dhe Sali Berisha i mban ison, por për të kuptuar dinamikat që establishmenti politik ka krijuar, për të kuptuar se si mund t’i thyejmë ato. E mbi të gjitha për të qartësuar dhe kuptuar pse është katandisur në këto kushte fëminore. Shoqëria shqiptare ka mundësinë të përdorë forcën social-politike popullore për të ndryshuar sa më shpejt situatën.
Ata sado të pushtetshëm e të sofistikuar po bëhen, sado para që të zotërojnë, me sado truprojë të mbrohen, e kanë një element që në netët e tyre të turbullta e marrin parasysh, një element me një të panjohur të madhe: “reagimin politik popullor”. Një sy i stërvitur mirë e kupton që shoqëria jonë ka hyrë në një rrugë të “frikshme”, e zhulosur, e copëzuar jo vetëm nga parulla e mendësi por edhe nga qindra e mijëra gjykime të nënzëshme, të cilat Shqipëria si në çdo moment tjetër kritik për të dhe ndaj saj i dëgjon, i ndjen dhe i mbart! Ajo e di kur tallen të zotët e saj me të, e di dhe e ndjen kur pa pëlqimin e saj i zaptohen sheshe e rrugë, në emër lajtmotivesh që s`qenë kurrë të tilla.