Nga Aleksandër Ndoja
Afrimi i përvjetorit të 100-të të shpalljes së pavarësisë së shqiptarëve padyshim temperon çdo ditë e më shumë situatën, për të përcjellë këtë festë në mënyrë sa më dinjitoze, dëshmi e një kombi të kulturuar i cili nderon dhe respekton historinë e tij.
Por organizatorët e ceremonisë festive që janë pjesë e qeverisë, me shumë se për asgjë janë përkujdesur dhe po përkujdesen për të anashkaluar njërin prej figurave më të rëndësishme të pavarësisë siç është figura e mirënjohur, por e anatemuar historikisht e Dom Nikoll Kaçorrit.
Në këtë lukuni anti-historike e anti-qytetare janë përfshirë që nga presidenti në ikje z. Bamir Topi, padyshim kryeministri Sali Berisha, segmente të qeverisë përfshirë ministrin Aldo Bumçi, protokolli i lartë i shtetit, por çuditërisht edhe një shoqatë me emrin e Dom Nikoll Kaçorrit me epiqendër aktiviteti në Durrës.
Duke i marrë me radhë, ishte shumë zhgënjyese sjellja e presidentit në ikje Bamir Topi gjatë një fjalimi përpara deputetëve të parlamentit të Kosovës. Në një fjalim me këtë rast z. Bamir Topi ose më saktë ata që i kanë shkruajtur atë fjalim turpi, e shmang me përkujdesje emrin dhe aktivitetin e Dom Nikoll Kaçorrit, a thua se aktivisti i flaktë dhe bashkëthemelues i shtetit shqiptar të ishte një bodyguard i Ismail Qemalit. Në faqen online të presidencës ku është botuar edhe fjalimi në fjalë, shkruhet e zeza mbi të bardhë: “…..100 vjet më parë burrat e shtetit dhe patriotët e shquar Ismail Qemali e Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe Rexhep Mitrovica vunë firmat e tyre në themelet e Shtetit të ri shqiptar. Merita e tyre e madhe nuk lidhet vetëm me krijimin e shtetit, por edhe me orientimin e tij në embrion si shtet me identitet të qartë evropian dhe perëndimor….”. Pra presidenti Topi, flet për patriotët e shquar Ismail Qemali e Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe Rexhep Mitrovica, por nuk gjen kohë dhe vend për emrin e Dom Nikoll Kaçorrit. Po ashtu edhe në Vlorë, teksa Presidenti një javë më parë ka akorduar dekorata për Ismail Qemalin dhe qytetin e Vlorës, ka dekoruar edhe të gjithë firmëtarët e aktit të shpalljes së Pavarësisë. Duke mos pasur asnjë organizim protokollar, dekorata për nënkryetarin e qeverisë së parë pas Pavarësisë, i është lënë në dorë një qytetari të rastësishëm vlonjat i cili është ngritur nga salla dhe ka deklaruar se njihte disa të afërm të Kaçorrit, dhe mund tu a dërgonte ai në dorë dekoratën.
Në listën e anatemuesve të Dom Nikoll Kaçorrit, pa dyshim në rolin lider është kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha i cili nuk u distancua nga sjelljet e turpshme të protokollit të shtetit, në ditën kur në Rinas mbërritën eshtrat e priftit patriot Dom Nikoll Kaçorri. Fotot e asaj dite në Rinas në pak minuta bënë xhiron e botës, ndërkohë vetë kryeministri nxitoi tre ditë më pas të ishte prezent në ceremoninë e rivarrimit në Durrës. Në fjalimin e tij me këtë rast, pa asnjë shenjë pendese për perversitetin e vartësve të tij në Rinas, kryeministri nuk hezitoi të mbante fjalim politik në Kishë, aq me tepër në një ceremoni varrimi. Të gjithë të pranishmit Ipeshkëv, Priftërinjtë dhe Murgesha mbetën e me gojë hapur teksa Berisha deklaroi se “Natyrisht, sot na del përpara ndonjë Haxhi Qamil, sërish bërtet “rroftë baba”, por këta janë Don Kishotër të historisë. Hapin tonë, vullnetin tonë, vendosmërinë tonë për të ecur drejt Evropës nuk do të mund ta pengojë asgjë,”. Kjo provokoi edhe një deklarim të ashpër të Monsinjor Rrok Mirditës. Kryeministri nuk heziton të dërgojë miliona për një shoqatë të varfër prej 100 vitesh në Amerikë, por nuk rezervon asnjë qindarkë për banesën ku ka lindur Dom Nikoll Kaçorri monument kulture në Lurë, e cila mezi mbahet në këmbë nga dekompozimi total i saj.
Por mbi të gjitha vendimi i pak ditëve më parë i qeverisë për ndërtimin e busteve të Tiranë duket se i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit. Të listosh pranë emrit të Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës për tu bërë buste në kuadër të pavarësisë edhe Mbretin Zog, Azem Hajdarin, Pjetër Arbnorin, Presidentit Willson dhe Petro Markon pse jo edhe Aldo Bumçin, dhe të harrosh Dom Nikoll Kaçorrin është sjellje perverse, dhe mbi të gjitha qëllim i zi. Pra shikoni se sa me djallezi anashkalohet emri i Dom Nikoll Kaçorrit. Për këtë nuk paska vend për një bust në Tiranë, por vetëm një lapidar të ndryshkur ne Krej–Lurë, dhe një bust te fshehur diku në Durrës, lënë trashëgim që nga koha e komunizmit.
Të gjithë flasin e shkruajnë për veprën e Dom Nikoll Kaçorrit, që e rendisin si figurë qendrore e pavarësisë, madje i rezervohet panteoni i nderit me lart se sa Ismail Qemalit i cili tek e fundit ishte një ofiqar pushtuesi, ministër dhe deputet i osmanëve që u kujtua të “sakrifikojë” dy ditë duke ecur me karrocë fushave të Lushnjës në drejtim të Vlorës, sepse nuk e shpallte dot Pavarësinë në Durrës, pasi nuk e lejonte nipi i tij, në krye të forcave turke
Ajo çfarë bie në sy me këtë rast është edhe heshtja e një shoqate të krijuar për rivlerësimin e figurës së Dom Nikoll Kaçorrit me qendër në Durrës, eksponentë të së cilës janë të lidhur kokë e këmbë me disa biznese qeveritare, dhe nuk mund të bëjnë më shumë se sa copy-paste disa shkrime historike në webin e tyre.
Por siç shprehet njëri prej historianëve më në zë të Mirditës z. Nikoll Loka, Imzot Nikollë Kaçorri, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së parë të Shqipërisë, i propozuar nga Mbreti Vid për Kryeministër, njëri ndër hartuesit e alfabetit shqip, njëri ndër themeluesit e arsimit kombëtar shqiptar, përfaqësues politik i Kryengritjes së përgjithshme shqiptare të vitit 1912, i burgosur nga regjimi xhonturk, i inatosur me intrigat politike të bashkëpunëtorëve të Tij, por gjithnjë bashkëpunues për hir të Kombit. E pra, ky personalitet shumë i madh që peshon shumë rëndë në krah të Ismail Qemalit, si person real dhe si simbol, i denjë të qëndrojë në krah të Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës, nuk do ta ketë monumentin në Tiranë në këtë njëqind vjetor. Por s’do të jetë e largët dita që Ai të hyjë në Panteonin Kombëtar të burrave më të mëdhenj, pavarësisht se dikujt nuk i pëlqen!… Panteoni Shqiptar është krijuar për Kaçorrin dhe askujt, askujt nuk i ka aq shumë hije sa Atij, Panteon i Shqipërisë Europiane.
Të falemnderit z.Aleksandër Ndoja, i biri i Ndocit, i një babe jurist, shkrimtar i madh dhe një burrë patriot i madh!´Falenderoj dhe kryeredaktorin e gazetës Tirana Observer për artikuj patriotik!
Ke bë një punë të madhe që ke vu në dukje një sjellje të shëmtuar të presidentit në ikje sh. Bamir Myrteza Imam-Bajalldi Topi dhe satrapit zogist, sadrazemit Sali Ram e Sheqere Berisha nga Viçidoli i Tropojës mbi injorimin e bashkëthemeluesit të shtetit shqiptar pas 443 vjet robëri, barbarizëm, tjetërsim shnjerzor të një kombi prej osmanve të erdoganit fondamentalist islamik.
Unë nuk shqetsohem dhe aq shum për sjellje barbare ndaj një kryeluftëtari të madh të lirisë dhe arsimit e të fesë shqiptare prej Top-tanit dhe berishës sepse nuk janë rracë shqiptare dhe kshtu nuk ka si vjen ajo ndijesija atdhetare. Sali Berishën duhet balsamosë në monumentin e zogut, kryehajduti dhe kryetradhtari më i madh i historisë kombit shqiptar. monumenti zogu e ka vendin në nevojtoret e qytetit të Tiranës. Vetëm tradhtarët dhe hajdutët përkrahin dhe ngrehin lapidare për blozën e historisë – ahhha met zogu.
Sali Berisha është haxhi qamili, që po e rikthen Shqipërinë në kohën e haxhi qamilit. Nuk ka nevojë t’u lutet për ta nderuar Dom Nikoll Kaçorrin personalitetin e kombit shqiptar. Atë e nderon populli shqiptar dhe Dheu që e mban në prehërin e vet.
liburni
4 Korrik, 2012 at 19:40
Ata që e njohin mirë hisorinë, të paaneshmit, e dinë se Imzot Kaçorri asht figurë-flamur e Pavarësisë dhe e Shqiptarizmit. Motivet e lanjes në harresë të këtij vigani janë aq mjerane (por njëherësh edhe thellësisht antikombtare), sa të vjen të thuesh: Ç’merresh me këtë llum të kombit, sepse Historia, ajo me “H” të madhe, heret a vonë Imzot Kaçorrin do ta vejë përkrah Gjergj Kastriotit, Imzot Bogdanit, Ismail Qemalit e Ibrahim Rugoves; e do të jetë i pavdekshëm, kurse emant e atyne që përçyrren sot me të madhe, do t’i ketë harrue e mohue populli shqiptar.
Imzot Kaçorri nuk ka nevojë për Lavdi. Kemi na nevojë për Lavdinë e Tij.
Pjerin Kodra
4 Korrik, 2012 at 10:28
I nderuem z. Aleksander,
Keni vendose meritat e D.Nikolle Kacorrit…Mire keni ba. Por keni harrue kryesoren per te cilen kerkojne anadollaket xhonturq te rije te Shqipnise me e menjanue dhe mundsisht me e fshi Emnin e Tij nga Historia e Shqipnise: “Don Nikolle KACORRI, ishte djali i nje NANES SHQIPTARE te besimit muslimane, dhe i dha Shtetit Shqiptar NJE ATDHETAR PRIFT ME VELADON, FLAMUR dhe patllake ne brez per ata qe mund ti dilnin mbas gardhi, mbasi perballe AS DON KACORRIT e AS LUIGJ GURAKUQIT nuk ka pase lakeqe turk qe i dilte.
Bijte e atyne bastardheve sot po drejtojne Shqipnine e Kastriotit…
E nuk do te hezitojne edhe me shite si paraardhesit e tyne Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, derisa Shqipnise t’i lindin nje AVNI RRUSTEM!
Respekt per Ju qe shkrueni te verteten Historike. Fritz Radovani.
Fritz Radovani
4 Korrik, 2012 at 09:43
…eheee 100 vjet pamvarsi nga turqia….100 vjet qeverisje nga turqit….
adan
4 Korrik, 2012 at 07:49