Berisha: Të rishikohet historia për Ahmet Zogun

Filed under: Politikë |

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë duhen ndrequr gabimet me dashje që ish-diktatori Enver Hoxha bëri më disa qytete dhe figura të shtetit. Deklarata u be ne mbledhjen e Komitetit për 100-Vjetorin e Pavarësisë, ku u miratuan sheshet ku do vendosej Monumenti i Pavarësisë dhe shtatoret e 3 personalitete te njohura historike shqiptare.

Rishikimi i historisë

Berisha akuzoi diktatorin e vdekur se për të errësuar figurën e Ismail Qemalit, ndërroi dhe ditën e lindjes kë këtij të fundit. “Iu ndërrua dhe ditëlindja Ismail Qemalit nga 16 tetor iu degdis ditëlindja në një muaj tjetër, u bë gjithçka t’ja hiqte meritat për pavarësinë e shtetit”. Më tej kreu i qeverisë theksoi se sot Komiteti për 100-vjetorin e Pavarësisë do të miratoje vendosjen e shtatoreve të 3 figurave të njohura, Ahmet Zogut, Ismail Qemali dhe Hasan Prishtinës në Tiranë. “Do miratojmë sot dhe vendosjen e shtatores së Ahmet Zogut, Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit. Natyrisht me bashkinë e Tiranë janë bërë diskutimet për vendet e tyre ndaj të bëhen dhe të gjenden”.

Monumenti i Pavarësisë

Pas fjalës së kryeministrit, Komiteti miratoi që Monumenti për Pavarësinë të vendoset tek ‘Parku Rinia me pamje nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Po kështu u miratua dhe vendosja e shtatoreve, ku me sugjerimin e Bashkisë së Tiranës u caktua që shtatorja për Ahmet Zogun të vendoset tek sheshpushimi në fund të Bulevardit Zogu i Parë, ajo për Hasan Prishtinën tek sheshi ‘Paris’, kurse shtatorja për Ismail Qemalin do vendoset në Lulishten në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”.

 

Detaje

 

Shtatoret dhe vendet

Monumenti i Pavarësisë-tek Parku Rinia

Ahmet Zogu- në fund të Blv. Zogu I

Hasan Prishtina-tek sheshi ‘Paris’

Ismail Qemali- në Lulishten në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”

 
Monumenti me kallinj
Kryeministri theksoi se duhen bërë ndryshime në sheshin e qendrës së Lushnjes për të rikthyer vlerat e Kongresit të Lushnjës. Berisha tha se monumenti me kallinjtë e grurit duhet hequr sepse është vënë qëllimisht nga Enver Hoxha. “Në Lushnje, ai monumenti i kallirit të grurit, s’ka asnjë objeksion, pavarësisht se dhe gruri dhe punonjësit e tokës meritojnë nderimin më të madh. E vërteta është se ky monument u vendos tek qendra e qytetit të Lushnjes që të errësonte Kongresin e Lushnjës, ngjarje kjo që de fakto është shpallja e dytë e pavarësisë së Shqipërisë. De fakto është materializimi i kësaj Shqipërie që kemi sot. Gjer atëherë flamuri ishte shpallur, por përpjekjet për shtet ishin të jashtëzakonshme. Ai, bëri gjithçka që këtë ngjarje të madhe ta vinte në harresën e historisë dhe vuri në sheshin e këtij qyteti monumentin e kallinjve të grurit, në një moment kur kongresi u vu aty si një akt i trimërisë”.

 

 

Alpinistët shqiptarë në Everest
Ngjitja e një grupi alpinistësh në majën me të larët të Botës është përshëndetur dhe njëherë nga kryeministri Sali Berisha. Ai tha se alpinistët që ishin ngjitur një vit më parë në pikën më të lartë të Himalajeve i premtuan kryeministrit se do e kryenin dhe njëherë këtë ekspeditë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Berisha theksoi se iniciativa e tyre e realizuar duhet përgëzuara ndaj qeveria shqiptare do të paguajë të gjitha shpenzimet e kësaj ekspedite. “Të gjitha shpenzimet e ekspeditës së alpinistëve shqiptarë në Everest do të përballohen nga buxheti i shtetit në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë.”

 

 

 

 

Haxhinasto: Të shfrytëzojmë

kohën e mbetur me reformat

 

Të realizojmë reformat që të marrim statusin. Kjo është përgjigja e ish ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, gjatë një konference të përbashkët me Helen Clark, kryetare e grupit të Zhvillimit të OKB dhe administratore e UNDP. “Nuk do të dëshiroja që askush të mos merrej me komentin e komenteve, por të shfrytëzojë kohën që ka mbetur deri në marrjen e vendimit për statusin e vendit kandidat, duhet përfunduar reforma zgjedhore, reforma e procedurave parlamentare, do të ishte mirë të përfundonim reformën për imunitetet dhe sigurisht, të vazhdonim reformën edhe për çështjet e tjera  që janë pjesë e paketës së miratuar në nëntorin e kaluar”, deklaroi Haxhinasto.

 

3 Responses to Berisha: Të rishikohet historia për Ahmet Zogun

  1. “Asnjëherë Zogu nuk ka qenë një sundimtar me të cilin mund të merreshe vesh, por në vitet e fundit ai ishte bërë i padurueshëm. Nga natyra ai kishte disa cilësi të shquara dhe në fillim kishte zotësinë t’i maskonte të metat që i kishte më të shumta, derisa një ditë suksesi në rritje e shtyu të hiqte maskën dhe doli siç ishte: një barbarë i paqëndrueshëm dhe bukëshkalë.”

    Faik KONICA- Ambasador i mbretit ne SHBA

    Plisi-Prishtinë
    4 July, 2012 at 10:08

  2. qe te nderopsh pamvaresine e shqiperise duhet te thohet e verteta popullit . per ahmet zogun duhet te vendosin historianet dhe jo politika. ne qofte se kryeministri kritikon me te drejte rregjimin e enver hoxhes per figuren e zogut , me pare duhet te sqaroj cfar qendrimi mban per fan nolin si figura me e madhe polierdrike e shqiperise per gurakuqin qe ka nenshkruar pamvaresine si dhe per bajram currin te vrare nga ky i fundit. gjithashtu me duket se i jep karakte fetar figurave qe permend ,pasi nuk ishin vetem mysliman por dhe kristian, mua me duket se 100 vjet me pare ceshtja e atdheut ishte me e forte se sot ,ku pretendojme se jemi vend i natos dhe presim be.historia eshte shkence qe bazohet ne fakte dhe jo ne preferenca politike se sot je dhe neser vjen nje tjeter qeveri. dhe se fundi zogu shiti troje shqiptare dhe iku ne 1939 dhe e la popullin ne meshire te fatit kjo eshte e verteta.

    al
    1 July, 2012 at 11:53

  3. I duhet ba pa tjeter monument Ahmet Zogut, sepse ai si musliman i mire vari priftin shkencetar te gjuhes shqipe Gjon Gàzullin dhe fali atentatotin e tij musliman Beqir Valterin me tre vjet burg qe nuk i bani.

    Mbas futjes se Shqipnise ne Konferencen e Vendve Islamike tashti Sali Berisha ka si objektiv te shndrroje Shqipnine nga nji Republike ne nji Mbretni Islamike te kryesueme nga trashigimtari i fronit nipit te Ahmet Zogut. Ne kete menyre i fute Bashkimit Europian si anetare nji mbretni islamike. Ma bukur s’ka si bahet.

    Paul Tedeschini
    30 June, 2012 at 22:59