Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta si shkaktarë të të cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje. Ndonjëherë mendohet se është dhe faji i ajrit të kondicionuar. Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kemi të bëjmë me një ftohje. Po ama të tjerët nuk vuajnë nga ky problem dhe pse mund të jenë të ftohur dhe ç’është më e keqja kjo gjendje zgjat me shumë se sa një ftohje normale. Kanceri i prostatit godet çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit. Në Evropë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona ndërsa në USA 70 në 100 mijë. Por nuk është e thënë që të gjithë ata që kanë një hipërplasi beninje zhvillojnë tumorin e prostatit. Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo. Specialistët thonë se dihet që me kalimin e viteve një mashkull ka mundësi më të mëdha për të zhvilluar këtë lloj tumori por nuk janë identifikuar akoma faktorët që e shkaktojnë këtë përveç dhjamosjes. Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori egziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku në të cilën matet niveli i PSA që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatit. Përqëndrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatit shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet të përsëritet të paktën tetë herë dhe shërben për të diagnostifikuar sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA është 2.5ng/ml. Në qoftë se ky përqëndrim është më i lartë atëherë do të ishte e nevojshmë të bëni një biopsi. Në qoftë se gjatë biopsisë arrin në 10 ng/ml atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur.
Ushqimet
Për të parandaluar kancerin onkologët rekomandojnë që të ndiqet një dietë e ekuilibruar e pasur me fruta dhe perime dhe e varfër me proteina. Sipas disa studimeve egzistojnë disa ushqime që e parandalojnë këtë lloj kanceri më shumë se disa të tjera. Ja disa prej tyre: Hudhrat dhe qepët. Nuk mund të konsiderohen ushqime galante por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatit merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. Po, djathit vegjetarian. Bën mirë për kolesterolin por dhe për prostatin. Djathi vegjetarian mund të eleminojë rrezikun e përhapjes së tumorit. Një përbërës i sojës, genisteina ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit. Kjo mund të shpjegojë dhe pse vendet orientale që kanë një dietë të pasur me sojë janë më pak të prekura nga ky lloj tumori. Seleni. Kryen një funksion dizinfektues pra mbron organizmin nga shumë sëmundje mes këtyre dhe tumorit të prostatit. Aq e ndjeshme është kjo sa disa qendra amerikane i sugjerojnë burrave të moshës mesatare të marrin një dozë të përditëshme seleni. Në sasi të konsiderueshme seleni gjendet tek mishi dhe tek drithërat. Egzistojnë dhe ilaçe farmaceutike dietike që përmbajnë selen por e rëndësishme është që të mos kalohet doza e nevojshme. Peshku dhe arrat. Duket se vitaminat kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga tumori i prostatit sidomos vitamina D e cila gjendet kryesisht në vajin e mëlçisë së merlucit dhe tonit, tek qumështi dhe tek vezët dhe vitamina E që gjendet tek frutat e thata dhe tek gruri. Konsumim sa më të madh të domateve. Domatja konsiderohet si një kandidat i mirë për parandalimin e kancerit të prostatit. Licipeni dhe karotenoidi që i japin ngjyrën e kuqe domates ulin mundësinë e krijimit të tumorit.
Çfarë të hani
1-Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori..
2-Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë
3-Djathi vegjetarian vegjetarian mund të eleminojë rrezikun e përhapjes së tumorit
4-Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit
5-Arrat, sipas specialistëve kanë vitaminë D
6-Domatet, janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatit
7-Drithërat e ndryshme të cilat kanë në përbërjen e tyre, selen
8-Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomndueshme të mos ekzagjerohet më përdorimin e tij.
Prostati, gjithmonë pas 40 viteve
Tumor? Prostat? Shpeshherë pacienti nuk e ka të qartë se për çfarë flitet realisht, madje ndonjëherë specialistët thonë se është detyrë e tyre që t’u shpjegojnë se ku ndodhet dhe çfarë roli ka prostati. Prostati ndodhet afër uretrës, rrugët urinare nëpërmjet të cilave urina dhe lëngjet dalin jashtë penisit. Tek një mashkull i rritur është i madh pak a shumë sa një gështenjë dhe peshon rreth 20 gram. Funksioni i tij kryesor është prodhimi i lëngut që trasporton spermatozoidet gjatë ejakulacionit. Ky është tumori më i përhapur tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë mbi 65 vjeç, pas tumorit të mushkërisë dhe kolonit.
5 ushqime
Duhet të përdoren rregullisht nga meshkujt çdo ditë, si një nga mënyrat për të luftuar sëmundjen e prostatit. Këtu futen hudhrat, qepët, djathë vegjeterian, domate etj.
40 vjeç
është mosha në të cilën nisin për herë të parë shqetësimet tek meshkujt për sëmdunjen e prostatit. Sipas specialistëve shqetësimet nisin njëkohësisht me daljen e thinjave, pra në periudhën kur trupi dhe organizmi I njeirut fillon të humbasë energjitë.
40 mijë
në 100 mijë persona në të gjithë europën, janë të prekur nga kanceri i protastit. Sipas specialistëve ky numër pritet të rritet ndjeshmë, nësë në ditën e përditshme nuk kunsumohen ushqimet e duhura, ata janë përgjithësit në moshën 60 vjeçare.
70 mijë
në 100 mijë persona në Shtetet e Bashkuara, vuajnë nga kanceri i prostatit. Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo.
12 për qind
e popullsisë botërore, preket çdo vit nga prostati. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit
Radioterapia, si e lufton sëmudnjen e prostatit
Radioterapia është një radioaksion që dëmton qelizat tumorale duke i çuar deri në vdekje. Çdo seancë nga 10-15 minuta në ditë për 6-8 javë me rradhë. Ky lloj diagnostifikimi është e këshillueshme për pacientë të rinj dhe me tumor të lokalizuar.
Avantazhet kryesore janë eleminim i qelizave tumorale dhe mundësi shumë të mëdha shërimi.
Krioterapia, 1 orë e gjysëm për të hequr prostatin
Ka të bëjë me ngrirjen e qelizave tumorale, gjë që shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndërhyrja zgjat rreth një gjysmë ore dhe është e këshillueshme për pacientë me tumor të lokalizuar. Avantazhi kryesorë ka të bëjë me kohën e shkurtër të ndërhyrjes, ndërkohë që një ndër disavantazhet është se ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme në se mund të konsiderohet nje teknikë e suksesshme.
Ilaçe farmaceutike që rregullojnë prostatën
Terapia hormonale, ka të bëjë me përdorimin e ilaçeve farmaceutike që rregullojnë nivelin e testeronit, kjo tepari zgjat dy orë në ditë për rreth dy vjet dhe është e këshillueshme për pacientët që nuk duan apo nuk munden t’u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Pacientët në moshë të avancuar dhe ata në metastazë. Avantazhet: I heq ushqimin tumorit dhe ndalon rritjen.
bravo per shkrimin
baci
28 Janar, 2012 at 23:28