Çmimin “Njeriu i Vitit 2011” e fitojnë: Lulzim Basha, Sokol Balla, Ermonela Jaho dhe Lorik Cana

Kategoria: Anketa,Flash |

Gazeta “Tirana Observer” shpall sot fituesit e anketës “Njeriu i Vitit”. Gazeta e zhvillon këtë anketë prej shtatë vitesh, çka ka sjellë që kjo anketë të kthehet jo vetëm në traditë, por më tej, në një institucion. Sepse në këtë anketë marrin pjesë vetë qytetarët që pre 3 muaj kanë dhënë mendimin e tyre se kush duhet të ishte “Njeriu i Vitit 2011”. Dhe në anketën e “Tirana Observer” ka diçka domethënëse, pasi çdo votuesi i botohet identiteti i plotë në gazetë, kjo bën edhe diferencën me të gjitha anketat e tjera. Dhe madje ndryshe nga Arben Ristani gazeta është e gatshme t’i hapë edhe “kutitë” e kuponave dhe e-maileve për atë që dyshon J.
Fituesit
Anketa “Njeriu i Vitit” ka thyer edhe një rekord këtë vit, pasi në vetëm tre muaj për anketën kanë votuar plot 25 mijë qytetarë. “Njeriu i Vitit 2011” në politikë është Lulzim Basha me 160 vota. “Njeriu i Vitit 2011” në media është Sokol Balla me 1101 vota. “Njeriu i Vitit 2011” në art-kulturë-letërsi është Ermonela Jaho me 976 vota. Dhe në sport Lorik Cana është “Njeriu i Vitit 2011” me 1154.

Lulzim Basha

Lulzim Basha këtë vit fitoi bashkinë e Tiranës, duke u dhënë një fitore të madhe demokratëve, por jo vetëm kaq. Pasi ai theu mitin e Edi Ramës në kryeqytet ku PD-ja nuk kishte fituar më kurrë. Lulzim Basha është edhe ylli i ri politike në selinë blu, ku nga shumë kush ia shikohet si pasuesi i kryeministrit Berisha në drejtimin e PD-së. Basha duke qenë se fitoi bashkinë është mjaft i adhuruar në kampin e djathtë, çka solli që për të votonin me qindra qytetarë. Dhe në ndryshim nga zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, Basha e fiton anketën me një diferencë të konsiderueshme votash nga Edi Rama.

Sokol Balla
Sokol Balla është një ikonë televizive në Shqipëri. Një gazetar mjaft i talentuar që e ka nisur karrierën shumë herët, ai e ka arritur kulmin e tij gazetaresk në emisionin “Top-Story”, ku ai intervistuar çdo njeri të fuqishëm në vend, dhe jo vetëm shqiptarë. Në emisionet e tij debatohen gjithnjë ide të aktualitet politik dhe jo vetëm, ku Balla nuk bën asnjë kompromis me të ftuarit duke i pyetur ata për gjithçka, kjo ka sjellë që “Top-Story” të jetë emision tepër të shikuar në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë. Balla njihet edhe për penën e tij mjaft kritike dhe plot ironi ndaj politikanëve dhe fenomeneve të ditës. Kjo ka sjellë që Sokol Balla të votohet nga të gjithë shqiptarët, socialistë dhe demokratë bashkë. Dhe ky fakt është shumë domethënës.

Ermonela Jaho
Ermonela Jaho është nga ata njerëz që vërtet e nderojnë Shqipërinë në botë. Me talentin e saj si soprano, ajo ka shkelur në operat më të mëdha të botës, ku ka marrë jo vetëm duartrokitjen e publikut dhe të kritikëve, por edhe votat në këtë anketë. Publiku shqiptar duke qenë krenar për Ermonela Jahon ia ka shpërblyer asaj duke e votuar çdo ditë, pasi Ermonela që kur ka nisur anketa nuk e ka lëshuar për asnjë ditë vendin e parë në renditje.

Lorik Cana
Lorik Cana e fiton për herë të dytë këtë çmim. Madje këtë herë Cana ka marrë më shumë vota se të gjithë fituesit e tjerë. Për Canën fjalët janë të tepërta, pasi çdo shqiptar dhe jo vetëm tifozët e futbollit nderohen që Shqipëria ka një talent dhe mbi të gjitha një shqiptar me plot vlera si Cana. Së fundi ai po fiton edhe zemrat e italianëve duke luajtur në ekipin e Lazios.

RENDITJA NE POLITIKE

1. Lulzim Basha
1060 vota

2. Edi Rama
996 vota

3. Bamir Topi
960 vota

4. Edmond Haxhinasto
921 vota

5. Sokol Olldashi
577 vota

6. Sali Berisha
559 vota

7. Arben Malaj
475 vota

8. Ilir Meta
313 vota

9. Taulant Balla
218 vota

10. Ben Blushi
75 vota

11. Jozefina Topalli
36 vota

12. Ardit Çela
33 vota

13. Gramoz Ruçi
27 vota

14. Elmaz Sherifi
25 vota

15. Shpëtim Idrizi
16 vota

16. Fatos Nano
15 vota

17. Gazmend Oketa
9 vota

18. Spartak Ngjela
9 vota

19. Erion Braçe
8 vota

20. Pandeli Majko
6 vota

21. Erion Veliaj
4 vota

22. Arta Dade
4 vota

23. Arben Imami
3 vota

24. Majlinda Bregu
3 vota

25. Petro Koçi
3 vota

26. Saimir Tahiri
3 vota

26. Aldo Bumçi
1 votë

28. Fatmir Mediu
1 votë

29. Ridvan Bode
1 votë

30. Skënder Gjinushi
1 votë

* * * * *

RENDITJA NE MEDIA

1. Sokol Balla
1101 vota

2. Rudina Xhunga
932 vota

3. Alfred Peza
741 vota

4. Blendi Fevziu
649 vota

5. Ilva Tare
542 vota

6. Arian Çani
475 vota

7. Mero Baze
428 vota

7. Adi Krasta
377 vota

9. Edlira Gjoni
317 vota

10. Andi Bushati
202 vota

11. Luan Laze
125 vota

12. Mustafa Nano
107 vota

13. Filip Çakuli
59 vota

14. Mentor Kikia
40 vota

15. Sonila Meço
39 vota

16. Elton Metaj
31 vota

17. Fatos Lubonja
28 vota

18. Lutfi Dervishi
20 vota

19. Skënder Minxhozi
20 vota

20. Armand Shkullaku
10 vota

21. Erion Kristo
9 vota

22. Artur Zheji
7 vota

23. Aleksandër Çipa
7 vota

24. Isidor Koti
7 vota

25. Adri Nurellari
5 vota

26. Blendi Kajsiu
5 vota

26. Frrok Çupi
5 vota

28. Genta Popa
5 vota

29. Eni Vasili
4 vota

30. Ardian Vehbiu
3 vota

31. Çlirim Peka
3 vota

32. Fatmir Mneri
3 vota

33. Preç Zogaj
3 vota

34. Artan Hoxha
2 vota

35. Andrea Stefani
2 vota

36. Henri Çili
1 votë

* * * * *

RENDITJA ART-KULTURË-LETËRSI

1. Ermonela Jaho
976 vota

2. Agron Llakaj
814 vota

3. Ardit Gjebrea
742 vota

4. Eliza Dushku
675 vota

5. Ismail Kadare
525 vota

6. Robert Ndrenika
519 vota

7. Inva Mula
469 vota

8. Julian Deda
361 vota

9. Elvana Gjata
305 vota

10. Florian Binaj
195 vota

11. Ermal Mamaqi
128 vota

12. Eneda Tarifa
112 vota

12. Miriam Cani
99 vota

14. Dritëro Agolli
91 vota

15. Aurela Gaçe
81 vota

16. Gazmend Paja
56 vota

17. Elsa Lila
37 vota

18. Elton Deda
31 vota

19. Gentian Zenelaj
20 vota

20. Kiço Londo
18 vota

21. Besart Kallaku
16 vota

22. Koço Devole
11 vota

23. Salsano Rrapi
5 vota

24. Nasho Jorgaqi
4 vota

25. Agim Bajko
3 vota

* * * * *

RENDITJA NE SPORT
1. Lorik Cana
1154 vota

2. Romela Begaj
918 vota

3. Erion Bogdani
888 vota

4. Hamdi Salihi
859 vota

5. Odise Roshi
757 vota

6. Saimir Ujkani
425 vota

7. Kreshnik Qato
388 vota

8. Daniel Godelli
306 vota

9. Ervin Skela
158 vota

10. Altin Lala
60 vota

11. Elis Bakaj
50 vota

12. Edgar Çani
45 vota

13. Kristi Vangjeli
40 vota

14. Erkand Qerimaj
24 vota

15. Armando Sadiku
20 vota

16. Majlinda Kelmendi
16 vota

17. Klodian Duro
15 vota

18. Jahmir Hyka
10 vota

19. Sahit Prizreni
8 vota

20. Andi Lila
7 vota

21. Ansi Agolli
6 vota

22. Armend Dallku
4 vota

23. Vioresin Sinani
4 vota

24. Daniel Xhafa
3 vota

25. Gjergji Muzaka
1 votë

26. Sabino Plaku
1 votë

Nje Pergjigje tek Çmimin “Njeriu i Vitit 2011” e fitojnë: Lulzim Basha, Sokol Balla, Ermonela Jaho dhe Lorik Cana

  1. jam mese i lumtur qe ermonela jaho eshte e para per njeriun e vitit si artiste,e meriton sepse eshte vertete nderi yne neper bote dhe nje shembull per te gjithe ata qe mbase e kane harruar qe jemi shqipetare si ata qe jetojne jashte si ata qe jetojne ne shqiperi,ju pershendes te gjitheve.

    klajdi belaj
    24 Dhjetor, 2011 at 00:39