3.000 shqiptarë vdesin në vit për shkak të sëmundjeve kancerogjene dhe kardiovaskulare, që nxiten sidomos nga konsumimi i duhanit dhe nga qëndrimi në ambiente ku përdoret ai. Instituti i Shëndetit Publik para disa javësh deklaroi se, 18 për qind e sëmundjeve që shkaktojnë vdekje mbi moshën 30 vjeç i atribuohen duhanit. Sëmundjet më të përhapura, ku duhani vret më shumë, sipas studimit janë sëmundjet kancerogjene dhe ato kardiovaskulare, me 3000 vdekje në vit. Afro 53%, 870 meshkuj kanë vdekur, nga përdorimi i duhanit. Dhe 320 femra me të njëjtën pasojë, nga duhani. Vetëm nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut si dhe nga kanceri janë afro 3 mijë persona që kanë vdekur, duke iu atribuuar duhanpirjes si dhe qëndrimit në ambiente me tym duhani. Por nuk është vetëm duhani faktori i përhapjes së kancereve, por edhe shumë faktorë të tjerë. Ndërkohë dhe u bë publik fakti se niveli i lartë i ndotjes së ambientit ku jetojmë, diagnostikimi me aparatura moderne ka nxjerrë në pah se kemi rreth 400 raste te reja ne vit me tumore ne sistemin nervor, çka i rendit këto sëmundje të dytat, për numrin e madh të vdekjeve pas sëmundjeve kardio-vaskulare. Duke marrë shkas nga këto të dhëna tronditëse, gazeta “Tirana Observer” në suplementin e sotëm boton këshilla nga mjekët se si të parandalojmë sëmundjet tumorale.
Sëmundja dhe organet ku prek
Kanceri është shtimi i pakontrolluar i qelizave jonormale, të cilat ndryshojnë nga indi normal. Ky shtim i parregullt i këtyre qelizave mund të çojë drejt vdekjes kur këto qeliza pengojnë funksionimin normal të organeve të trupit të njeriut ose përhapen në të gjithë trupin duke dëmtuar sistemin qendror. E shohim të emërtuar më disa forma si: tumor kanceroz; tumor malinjit; tumor; kancer etj. Në ditët e sotme vihet re se të sëmurët me kancer janë të prekur nga forma të ndryshme në të cilat ai shfaqet. Kanceri mund të prekë inde të ndryshme të trupit ose organe si: Mushkërinë, zorrën e trashë, gjirin, lëkurën, indet nervore etj. Kanceri nuk është një sëmundje e lehtë dhe shanset për të mbijetuar ndryshojnë në varësi të llojit të sëmundjes.
Çfarë e shton rrezikun e kancerit
- Nëse në familje keni histori të kancerit
- Nëse jeni duke përdor apo keni përdor produkte të duhanit, siç
janë cigaret apo llullat e posaçme për të pirë duhan.
- Konsumimi i rregullt i alkoolit
- Konsumimi i ushqimit që përmban yndyrë të lartë gjatë tërë
jetës tuaj
- Ekspozimi i lartë ndaj rrezatimeve siç janë rëntgenogram dhe
rrezet ultraviolete
- Përdorimi i llambave diellore dhe aparateve për nxirrje të
lëkurës
- Rrezet ultravioletë e marra nga aparatet për nxirrje të lëkurës
- Ekspozimi ndaj kimikateve sidomos nëse punoni me to, siç janë metalet apo pesticidet.
Simptomat me të cilat shfaqet kanceri
Simptomat e kancerit varen nga lloji dhe vendi ku ai shfaqet. Në mushkëri ai mund të shkaktojë kollë, bllokim frymëmarrjeje ose dhimbje stomaku; ndërsa kanceri i zorrës së trashë zakonisht shkakton diarre apo rrjedhje gjaku gjatë jashtëqitjes. Disa forma të kancerit mund të mos shfaqin ndonjë simptomë të dukshme. Në disa raste simptomat shfaqen në stadet ku tumori ka evoluar. Këto forma janë të vështira për t’u kuruar. Përgjithësisht simptomat e shfaqura janë të njëjta për disa forma të shfaqjes së kancerit, si: Ethe, temperaturë, të dridhura, djersitje gjatë natës, humbje peshe që shoqërohet me ulje të oreksit, dobësi dhe lodhje. Pavarësisht nga simptomat kanceri diagnostikohet nga analizat. Edhe pse përcaktimi i llojit të kancerit shfaq vështirësitë e veta e rëndësishme është që trajtimi i sëmundjes të arrihet të bëhet në kohën e duhur.
Kanceri i gjirit dhe përhapja e tij
Çdo vit kanceri i gjirit zbulohet i pranishëm në më shumë se 1 milion gra në botë dhe më shumë se 400 mijë gra vdesin nga çdo vit nga kjo sëmundje. Instituti Kombëtar Amerikan i Kancerit thotë se, numri i grave që diagnostikohen me kancerin e gjirit po shtohet. Por si përhapet ky kancer dhe cilat janë mundësitë e kurimit të tij? Kanceri mund të fillojë në çdo organ apo ind të trupit. Por qelizat mund të përhapen nga tumori fillestar dhe të lëvizin përmes rrjedhjes së gjakut në pjesë të tjera. Gjatë viteve të fundit, studiuesit kanë krijuar ilaçe që përmirësojnë shanset e grave me kancer në gji. Ka disa lloje të kancerit të gjirit. Studiuesit thonë se trajtimi varet gjerësisht nga terapia e përdorur, përdorimi i ilaçeve që reagojnë mbi qelizat specifike të kancerit.
Kanceri brenda ne prostatë
Kanceri i prostatit është mes kancereve më të zakonshëm tek burrat në vendet e zhvilluara. Rreth 400 mijë raste të tilla shfaqen çdo vit në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë dhe afro 90 mijë burra pritet të vdesin nga kjo sëmundje. Parashikohet që ndërsa burrat në vendet e zhvilluara jetojnë më gjatë, edhe numri i prekjes apo vdekjeve nga kanceri i prostatës të rritet, nëse këtu nuk merren parasysh përparimet shkencore. Në fakt, shkencëtarët vazhdimisht përpiqen për trajtime të reja më të suksesshme. Mjekët u bëjnë thirrje burrave mbi moshën 50 vjeç që çdo vit të kryejnë analiza të gjakut për antigjenin e veçantë të prostatit. Kjo analizë ndryshe quhet PSA. Niveli i lartë ose rritja e nivelit të këtij antigjeni është shenjë paralajmëruese për kancer në prostat.
Dieta ushqimore dhe shfaqja e kancerit
Përherë ka mbizotëruar mendimi se vitamina E mund të ndihmojë për pakësimin e rrezikut nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Por një studim i ri tregon se tek njerëzit me probleme nga këto sëmundje, vitamina E aktualisht e shton këtë rrezik. Autorët e studimit theksojnë se pjesëmarrësit në studim u trajtuan me doza të larta vitamine E, rreth 400 miligramë në ditë, dhe se njerëzit duhet të përpiqen të konsumojnë çdo ditë rreth 15 miligramë vitaminë E, e cila mund të gjendet lehtë në një dietë të balancuar ushqimore.Një studim i ri, tregon se vitamina E mund t’u bëjë dëm personave me probleme të kaluara në zemër, apo me diabet. Tek personat me rrezik të lartë sëmundjesh, vitamina E nuk parandalon sëmundjet kardiovaksulare, dhe bllokimin e artereve të gjakut në tru, gjithashtu kjo vitaminë nuk parandalon kancerin.
Disa këshilla për të shmangur shfaqjen e kancerit në gji:
1- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë
2- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni mbipeshë
3- Përpiquni të minimizoni stresin
4- Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt
5- Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar. Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. Është mirë që ato t‘i bëni pjesë të pandashme të dietës suaj ditore
6- Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj
Kërkimet kundër progresit të kancerit
Shkencëtarët e kancerit janë të mendimit se ne jemi në fundin e epokës së re në kërkimet mbi kancerin. Diagnostikimet dhe trajtimet më të fundit janë në rrugë të mbarë dhe me një fjalë do të thotë rritje në përqindjen e të mbijetuarve. Janë duke u bërë hapa të mëdhenj në ketë drejtim falë ndihmës së kërkimeve themelore të kryera më parë. Ekipet kërkimore synojnë të realizojnë 10 qëllime deri në vitin 2020 përkundrejt progresit, i cili do të jetë i njëtrajtshëm. Mjekët synojnë të reduktojnë numrin e duhanpirësve nga 12 në 8 milionë, duke reduktuar kështu edhe rastet e të sëmurëve me kancer, duke dyfishuar trajtimet përmirësuese me sa më pak efekte anësore dhe shtimin e realizimin e mundësive që pacientët të diagnostikohen që në stadet fillestare.
Simptomat me të cilat shfaqet zhvillimi i tumorit në tru:
- I sëmuri ndjen mpirje të njëanshme të trupit
- Humbje të pjesshme të
shikimit
- Epilepsi të ndryshme
- Ndjen shtypje dhe presion në tru
- I prekuri nga tumori do këtë të vjella
- Marrje mendsh
- Dhimbjet e kokë
- Lodhje
- Humbe në peshë
Përdorimi i celularëve shkak për kancer në tru
Një sërë studimesh të realizuara në vende të ndryshme të botës kanë treguar një rrezik në rritje nga përdorimi i telefonave celular, sidomos në anën e kokës ku njerëzit vendosin aparatin. Pesë nga gjashtë studimet e bëra treguan se te këta njerëz mundësia për një tumor malinj në tru ishte më e madhe. Po ashtu, përdoruesit e rregullt kanë mundësi për të zhvilluar më shumë tumore se njerëzit e tjerë. Njerëzit që kanë përdorur telefonat e tyre për një dhjetëvjeçar ose më shumë, janë 20 për qind më të prirë për të zhvilluar sëmundjet e veshit dhe 30 për qind për një tumor malinj. Rreziku është shumë herë më i madh në anën e kokës, nga e cila telefoni është mbajtur më gjatë.
Tumori i gjirit shfaqet në varësi të moshës
Ashtu siç ndodh me pjesën më të madhe të tumoreve epiteliale, përqindja e sëmundjes rritet me rritjen e moshës. Për tumorin në gji, grafiku është në rritje deri në menopauzë, pastaj zvogëlohet në vitet e para të menopauzës, për të rinisur rritjen me kalimin e moshës. Kështu, në më shumë se 80 për qind të rasteve, tumori në gji prek gratë mbi 50 vjeçe. Prandaj ka rëndësi këshillimi me mjekun specialist dhe diagnostikimi. Termografia përdoret gjerësisht në praktikën klinike bashkëkohore për matjen dhe regjistrimin e nxehtësisë, e cila shkaktohet nga pjesë të ndryshme të trupit ose gjëndrave të gjirit. Nxehtësia që lëshon trupi në pjesë të ndryshme matet në bazë të qarkullimit të gjakut në enë, kështu që qarkullimi i ngadaltë i gjakut prodhon më pak nxehtësi.
12 faktorët e dyshuar si nxitës të kancerit
Nuk ka mendim më të shëndoshë sesa të shijosh ushqimin duke e zgjedhur atë në mënyrë që ta mbani sa më larg kancerin. Kështu është shumë e nevojshme që të bëhet një administrim i mënyrës së të ushqyerit. Në krahasim me 30 vitet e kaluara, rastet e përgjithshme të mbijetesës ndaj kancerit janë dyfishuar falë trajtimeve më të mira, diagnozave të hershme dhe të qenit sa më shumë të informuar nga ana e shoqërisë për dallimin e simptomave. Pothuajse gjysma e pacientëve (46.2 për qind) të diagnostikuar në 2000-2001 ishin të predispozuar të jetonin edhe 10 vjet të tjera, krahasuar me çerekun (23.6 për qind) e pacientëve të diagnostikuar në 1971, sipas rasteve të shpallura nga shoqata bamirëse “Kërkime mbi kancerin”. Dhjetë vjet mbijetesë është një etapë e suksesshme në trajtimin e kancerit dhe është e lidhur sa me izolimin aq edhe me kurën dhe trajtimin. Progresi i rrezikshëm, i cili ishte intensiv në dekadën e kaluar, ka tendencën të vazhdojë, parashikojnë ekspertët. Diagnostikimet dhe trajtimet më të fundit janë në rrugë të mbarë dhe me një fjalë do të thotë rritje në përqindjen e të mbijetuarve. Por në ditët tona shtimi i elementeve kanceroze dhe toksike përbën një problem serioz për shëndetin dhe zhvillimin e kancereve.
1- Tymi i makinave
Rrugët e mbushura plot me makina jo vetëm që janë një problem fort i diskutuar në ditët e sotme për shkak të tymrave të tepërta të shkarkuara në atmosferë, ndotjes së ambientit dhe favorizimin e ngrohjes globale, por përbën edhe një problem serioz për shëndetin. Tymi i makinave është identifikuar nga shkencëtarët si një ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së kancerit te njerëzit që banojnë në qendra urbane. Djegia e karburanteve përmban lëndë toksike dhe kancerogjene.
2- Pirja e duhanit
Është mjaft e konsumuar tema e dëmtimeve dhe pasojave serioze në organizëm që shkakton pirja e duhanit. Megjithatë vihet re se numri i duhanpirëseve femra rritet. Kjo përbën një nga faktorët kryesorë në shtimin e rasteve të kancerit të mushkërive jo vetëm te meshkujt, po edhe te femrat. Duhani dhe drogat e ndryshme përmbajnë lëndë kancerogjene që shkaktojnë mutacionë në organizëm, duke shkaktuar kancer. Pirja e duhanit mund të shkatërrojë jo vetëm mushkërinë, por edhe sistemin tuaj imunitar.
3- Mbetjet toksike dhe industriale
Nuk është aspak e rastit që banorët përreth zonave industriale janë më të rrezikuarit nga shfaqja e formave të ndryshme të kancerit. Dhe realisht janë këta njerëz të diagnostikuar me kancer më së shpeshti në mushkëri. Ajri në këto zona është tejet i ndotur dhe i ngarkuar me mbetje toksike dhe industriale, të cilat përbëjnë një problem serioz jo vetëm për ata që punojnë në këto industri, por edhe për banorët e zonave përreth. Femrat që banojnë në këto zona rrezikojnë menopauzë të hershme.
4- Pirja e alkoolit
Shumë njerëz po ashtu edhe studiues të ndryshëm, mendonin se pirja e sasive të limituara të alkoolit mund të reduktonte rrezikun e shfaqjes së kancerit. Por, studimet më të fundit kanë treguar se substancat parësore që shkaktonin kancer janë gjetur te alkooli, përfshirë këtu verën dhe birrën. Analizat e bëra kanë treguar se konsumimi i çdo 10 gr alkool rrit rrezikun e shfaqjes së kancerit rreth 9 për qind. Pirja e alkoolit përbën rrezik serioz, sidomos për ata persona të cilët abuzojnë me të.
5- Elementet toksike te ushqimet
Ushqime të ndryshme, përfshirë edhe ato të konservuarat, mund të përmbajnë pesticide të ndryshme. Kështu disa lloj mishi të disa lloj kafshëve të ushqyera me përbërës të ndryshëm, rritja e peshqve në akuarium etj., mund të përmbajnë elementë absolutisht të dëmshëm për organizmin e njeriut. Disa lëndë të gjendura te mishi apo peshku, po ashtu edhe te qumështi industrial, përmbajnë disa lëndë që shkaktojnë mutacione në organizëm dhe përbëjnë rrezik për shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë apo të aparatit të tretjes.
6- Rrezet radioaktive
Një studim i kryer në vitin 2005 nga një program toksilogjik amerikan i ka klasifikuar rrezet X dhe gama si shkaktare të kancerit te njeriu. Kohët e fundit është zbuluar se edhe radioaktiviteti jonizues apo solarët e ndryshëm përbëjnë një rrezik të madh në shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Ne jemi të ekspozuar ndaj radioaktivitetit të rrezeve X për shkak të rrezeve X të përdorura edhe në mjekësi. Duke menduar se këto trajtime mund të përmirësojnë shëndetin tuaj, ato realisht edhe mund të përbëjnë një problem serioz.
7- Niveli i lartë i hormoneve
Kërkimet e bëra kanë rezultuar se gratë e ekspozuara ndaj estrogjeneve natyrale për një kohë të gjatë, pra janë tejet të ngarkuara emocionalisht, shtojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit. Kjo sepse estrogjenet sintetike dhe progresteroni, dy hormone, janë zbuluar si dy faktorë me rrezik të lartë në shfaqjen e llojeve të ndryshme të kancerit te njeriu. Studimet kanë treguar se edhe shumë simptoma të menopauzës së hershme shërbejnë si tregues të shfaqjes së kancerit te këto gra, të cilat kanë nevojë për trajtime mjekësore.
8- Konsumimi i ujit të ndotur
Uji i ndotur dhe jo i dezinfektuar përmban përbërës të ndryshëm dhe lëndë të shumta toksike të cilët mund të shkaktojnë sëmundje në masë te njerëzit. Uji i pijshëm, meriton gati vëmendjen kryesore gjatë kujdesjes për shëndetin tuaj. Konsumimi i ujit të pijshëm përveç shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme hepatitit, diarreje; përbën një rrezik për shfaqjen e kancerit. Në të mund të ketë elemente të ndryshme toksike që bëhen shkak për mutacione të ndryshme. Për këtë është i nevojshëm klorimi ujit për t’u pastruar nga pesticidet dhe kimikatet e ndryshme.
9- Kimikatet që gjenden në shtëpi
Edhe shtëpia juaj mund të përmbajë përqindje të ndryshme kimikatesh. Ato mund të gjenden kudo, tek muret, boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet për pastrim shtëpiak etj; produkte këto me të cilat jemi në kontakt të përditshëm, sidomos femrat. Dëgjojmë për pesticide dhe kimikate të ndryshme kundër insekteve, buburrecave dhe mushkonjave; por s’duhet të harrojmë se ato përbëjnë rrezik edhe për shëndetin tonë, duke u kthyer në një faktor i rrezikshëm në shfaqjen e kancerit.
10- Gazi, benzeni, vajguri
Gazi po gjen përdorim çdo ditë e më tepër jo vetëm për gatim, por edhe për ngrohje, duke bërë që të jemi në kontakt të vazhdueshëm me të. Por rreziku më i madh ekziston për ata që punojnë në nxjerrjen dhe përgatitjen e këtyre lëndëve. Kimikatet e ndryshme dhe përbërësit toksikë që ato përmbajnë përbëjnë rrezik në shfaqjen e formave të ndryshme të kancerit për shkak të mutacioneve që mund të shkaktojnë në organe të ndryshme në trupin e njeriut. Pastrimi kimik apo edhe puna në garazh e servise të ndryshme përmbajnë sasi të larta elementesh toksike.
11- Produktet farmaceutike
Nuk është çudi që vetë produktet farmaceutike të radhiten ndër faktorët kryesorë të identifikuar si nxitës të kancerit. Prodhimet farmaceutike përmbajnë sasi të caktuara drogash, por përdorimi i dendur dhe i zgjatur në kohë i tyre bëhet shkak për shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Po ashtu edhe shumë produkte farmaceutike të njohura si anti-kanceroze, përgjithësisht janë të njohura si lëndë kancerogjene për njeriun. Përdorimi i tepruar i tyre dhe sidomos pa qenë të kontrolluara nga mjeku, mund të përbëjnë rrezik serioz në keqësimin e shëndetit tuaj.
12- Kimikatet te produktet kozmetike
“Bukuria kushton”. Kjo shprehje vazhdon të ketë kuptim çdo ditë e më tepër. Duke ditur se produktet e ndryshme të konsumuar me tonelata në të gjithë botën përmbajnë elemente toksike gati shkatërruese për lëkurën, duke shkuar deri aty sa mund të shfaqin kancer të lëkurës. Nuk përjashtohen kimikatet që përmbajnë bojërat e ndryshme për lyerjen e flokëve. Në to përmbahen sasi të larta amoniaku, dyoksidi karboni, e substanca të tjera të rrezikshme për lëkurën dhe organizmin. Janë femrat, ato që janë të ekspozuara çdo ditë e më tepër ndaj këtyre përbërësve.
Një dietë e shëndetshme që parandalon shfaqjen e kancerit
Shumë studime të kryera në të gjithë botën, kanë provuar se një e treta e tumoreve malinje mund të parandalohen duke përmirësuar mënyrën e të ushqyerit. Rekomandimi kryesor për të realizuar këtë është: “ Të konsumosh ushqime në mënyrë të vazhdueshme ushqime me origjine vegjetale, me një tavolinë sa më të pasur me fruta dhe perime, sallata dhe cereale jo të rafinuara në mënyrë industriale”. Këto mënyra të ushqyeri duhet të përvetësohen si rregulla të nevojshme për të qenë të shëndetshëm. Ushqimet me natyre vegjetale aktivizojnë funksione të ndryshme të qelizave si dhe atyre të sistemit imunitar, dhe ky aktivizim arrin deri në funksionet hormonale dhe metabolike. Më poshtë po radhisim disa rregulla mbi mënyrat sesi mund të shtrojmë një tavolinë të pasur në mënyrë që jo vetëm të shijojmë një menu të shijshme, por edhe të shmangni sëmundjet e ndryshme e veçanërisht kancerin.
Dieta dhe niveli i insulinës
Objektivi dhe synimi kryesor i dietës së propozuar ka të bëjë me reduktimin e nivelit të insulinës në gjak. Insulina ndikon në rritjen e nivelit të hormoneve seksuale dhe faktorit të rritjes të tipit të parë. Po ashtu sjell edhe nivel të lartë të plazmës dhe të gjitha këto parametra të cilat kanë ndryshuar nivelin e tyre në gjak mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të kancerit. Niveli i insulinës normalisht rritet pas çdo vakti, aq më tepër kur ushqimi i konsumuar në një vakt është tepër i rënduar në cilësi dhe sasi, me sheqerna të tretshme në mënyrë të përshpejtuar, prandaj pas një dreke të pasur niveli i glicemisë rritet në mënyrë të ndjeshme. Në fakt, funksioni i insulinës është për të nxitur futjen e glukozit në qeliza, dhe pankreasi prodhon insulinë sa herë që niveli i glicemisë rritet. Ky funksion i insulinës është i kushtëzuar nga prania e mbidhjamosjes së membranave të qelizave, që shkaktohet nga konsumimi i shumë produkteve të djathërave dhe mishi jashtë një diete normale. Edhe proteinat, e veçanërisht proteinat me prejardhje shtazore, favorizojnë një prodhim të bollshëm të insulinës dhe hormonit të rritjes. Për të mbajtur nivele të ulëta të insulinës dhe të hormonit të rritjes do të ishte e nevojshme të reduktohej: marrja e kalorive çka do të thotë që duhet të hamë më pak, të ulet konsumimi i ushqimeve që rrisin nivelin e glicemisë, të reduktohet marrja e produkteve dhjamore dhe të yndyrshme, si dhe të shmanget marrja në sasi të lartë e proteinave me origjinë shtazore.
Yndyrnat dhe kaloritë e tepërta
Strategjia e emërtuar “Diana” ka të bëjë me reduktimin e furnizimit me kalori, duke konsumuar ushqime sa me të pasura me vitamina dhe proteina e karbohidrate në sasinë e nevojshme, në mënyrë që të mos provokojë mbingopjen e qelizave me kalori. Prandaj produktet natyrore dhe më pak ato të rafinuara të prodhuara në mënyrë industriale, nga njëra anë furnizojnë me energji dhe lëndë ushqyese dhe nga ana tjetër përmbajnë pak yndyrna që do të thotë pak kalori. Truku konsiston në gjetjen dhe zbatimin e një mënyre të duhur gatimi për cerealet dhe perimet në mënyrë që shija të shoqërohet edhe me përthithjen në gjak të shumë përbërësve të rëndësishëm për organizmin.
Disa këshilla për të mos rrezikuar shëndet të tepërt:
- Mundohuni të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë
- Zgjidhni ushqimin cilësor duke i dhënë organizmit gjithçka për
të cilën ai ka nevojë
- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një
masë e caktuar e tyre çdo ditë
- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në
dietë të shëndetshme
- Planifikoni një menu të shumëllojshme gjatë ditës
- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes
- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha
llojet por me kufi
Disa ushqime pengojnë evoluimin e kancerit
Shoqëria Amerikanë e Kancerit ka theksuar se domatet kanë shumë antioksidantë të domosdoshëm për organizmin. “Ato nuk mund të ndryshojnë sëmundjen te ata që vuajnë nga kanceri por ato mund të ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Pacientët që hanë çdo ditë fruta dhe perime gëzojnë një gjendje më të lehtësuar, duke e mbrojtur veten nga evoluimi i përshpejtuar i sëmundjes.” – shprehet Marji Mçullough, drejtor i Epidemiologjisë së Përbërësve Ushqimorë në këtë shoqatë. Domatet dhe produktet e ndërtuara mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por rekomandohet si bashkëngjitje e një diete të pasur në varietete të ndryshe perimesh dhe frutash.
Proteinat dhe prodhimi i insulinës në gjak
Proteinat janë një faktor i rëndësishëm që favorizon prodhimin e insulinës dhe të hormonit të rritjes. Hormoni i rritjes favorizohet veçanërisht nga proteinat që përmban qumështi. Vegjetarianët të cilët nuk hanë vezë apo qumësht na fakt zotërojnë një nivel më të ulët të hormonit të rritjes se vegjetarianët që nuk hanë mish. Një pjatë me zarzavate dhe cereale do të mjaftonte për t’i dhënë organizmit aminoacidet e nevojshme pa rritur nivelin e insulinës apo të hormonit të rritjes. Konsumi i sotëm i proteinave nga popullata është rreth dy herë më i lartë se sasia që i nevojitet organizmit. Për të gatuar me produkte sa më të dobishme dhe ushqyese është e këshillueshme të përdoren vajra bimore, veçanërisht vaji i ullirit.
Yndyrnat rrezik për shfaqjen e kancerit të gjirit
Konsumimi i ushqimeve me pak yndryna është mirë për shëndetin. Një studim në shkallë të gjërë mes grave tregon se dieta me pak yndyrna pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë apo sëmundjet e zemrës. 50 për qind e këtyre grave të marra në studim përdornin dietë frutash, perimesh dhe nënprodukte drithërash, ushqime të njohura për nivel të ulët yndyrnash, ndërsa 25 mijë gra të tjera përdornin dietë të zakonshme. Disa gra që para studimit kishin përdorur dietë ushqimore me nivel të lartë yndyrnash dhe gjatë studimit përdorën ditetë me pak yndyrna, vunë re një pakësim 20 për qind të rrezikut të kancerit të gjirit. Dieta me pak yndyrna është e mirë për shëndetin, prandaj ato gra që janë në këtë dietë duhet ta vazhdojnë atë.
Rreziku i kancerit dhe sëmundjet e zemrës
Përherë ka mbizotëruar mendimi se vitamina E mund të ndihmojë për pakësimin e rrezikut nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Por një studim i ri tregon se tek njerëzit me probleme nga këto sëmundje, vitamina E aktualisht e shton këtë rrezik. Autorët e studimit theksojnë se pjesëmarrësit në studim u trajtuan me doza të larta vitamine E, rreth 400 miligramë në ditë, dhe se njerëzit duhet të përpiqen të konsumojnë çdo ditë rreth 15 miligramë vitaminë E, e cila mund të gjendet lehtë në një dietë të balancuar ushqimore. Një studim i ri, tregon se vitamina E mund t’u bëjë dëm personave me probleme të kaluara në zemër, apo me diabet. Tek personat me rrezik të lartë sëmundjesh, vitamina E nuk parandalon sëmundjet kardiovaksulare, dhe bllokimin e artereve të gjakut në tru, gjithashtu kjo vitaminë nuk parandalon kancerin.
Frutat pengojnë evoluimin e kancerit
Shoqëria Amerikanë e Kancerit ka theksuar se domatet kanë shumë antioksidantë të domosdoshëm për organizmin. “Ato nuk mund të ndryshojnë sëmundjen te ata që vuajnë nga kanceri por ato mund të ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Pacientët që hanë çdo ditë fruta dhe perime gëzojnë një gjendje më të lehtësuar, duke e mbrojtur veten nga evoluimi i përshpejtuar i sëmundjes”, shprehet Marji Mçullough, drejtor i epidemiologjisë së përbërësve ushqimorë në këtë shoqatë. Domatet dhe produktet e ndërtuara mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por rekomandohet si bashkëngjitje e një diete të pasur në varietete të ndryshe perimesh dhe frutash. Për momentin kjo është një shpresë më tepër në gjetjen e një çelësi për të ecur në luftën kundër kancerit.
Lëvorja e mandarinës, ilaç kundër kancerit
Shkencëtarët britanikë janë aq të impresionuar me ndikimin e përmbajtjes nga lëvorja e mandarinës, sa që e kanë patentuar zbulimin e tyre, duke hapur fabrikë për prodhimin natyror të ilaçit kundër kancerit. Lëvorja e mandarinës do të mund të ndihmonte në luftën kundër tumorit. Në fakt, qelizat e kancerit të njeriut, të cilat përmbajnë enzimën P450 CYP1B1, janë të dëmtuara me substancën salvestrol Q40, të cilën e përmban lëvorja e mandarinës, kanë publikuar shkencëtarët e Leicester School of Pharmacy. Ky zbulim do të mund të sillte deri tek mënyrat e reja të shërimit të kancerit të gjirit, mushkërive dhe vezoreve. Shkencëtarët përmendin se ky është vetëm hapi i parë drejt zbulimit të ilaçit, i cili në treg do të mund të paraqitej për pesë deri në shtatë vjet.
Terapitë mjekësore kundër kancerit
Vaksina kundër kancerit të gjirit
Shkencëtarët amerikanë më në fund kanë zbuluar vaksinën kundër kancerit të gjirit E75. Kjo vaksinë ka zvogëluar dukshëm rrezikun nga kthimi i sëmundjes për pacientët të cilët kanë përqindje të madhe të proteinës HER2/neu. Ky lloj i kancerit të gjirit, i cili përbën rreth një të katërtat e të gjitha rasteve, është më i rrezikshëm se të gjitha llojet tjera të sëmundjes. Në grupin e të sëmurëve të tillë, vaksina ka zvogëluar vdekshmërinë për 50 për qind. Ndërsa lajme edhe më të mira janë se vaksina ka zvogëluar vdekshmërinë për 100 për qind tek gratë me kancer të gjirit dhe me shprehje të ulët apo më të lartë se të mesme të HER2/neu. “Tani kemi diçka për të cilën gjë mendojmë se ka efekt tek shumica e grave me kancer të gjirit, për të cilat aktualisht nuk ka përkujdesje të mjaftueshme”, ka thënë George Peoples, një nga autorët e hulumtimit i cili do të paraqitet në takimin e sivjetmë të Shoqatës Amerikane për Hulumtimin e Kancerit në San Diego. “Gjithashtu, ajo përballohet shumë mirë, sikur vaksina kundër gripit”. Profesori Peoples është udhëheqës i onkologjisë kirurgjike në qendrën ushtarako-mjekësore “Brooke” në San Antonio dhe udhëheqës i programit për zhvillim të vaksinës kundër kancerit në Institutin ushtarako-mjekësor amerikan. Doktori Geroge Peoples aktualisht zbaton fazën e tretë të testimeve klinike. Kjo vaksinë stimulon sistemin imun që të njohë qelizat e kancerit si të huaja, ndërsa qëllim ka që të ndalojë kthimin e sëmundjes tek gratë të cilat njëherë janë shëruar nga kanceri.
Shkencëtarët, vaksinë kundër qelizave tumorale
Shkencëtarët kanë gjetur mënyrën për të prodhuar një vaksinë kundër kancerit, e cila do të bëjë që trupi i pacientit të prodhojë qeliza kanceroze të cilat do të përdoren për të trajtuar po këto tumore. Kjo teknikë përfshin përdorimin e rrezeve ultravjollcë e cila ndihmon në injektimin e vaksinës, i njohur ky proces si terapia foto-dinamike (PDT-photo-dynamic therapy). Rezultatet për publikun vijnë jo nga “Indipendent”. Testet dhe eksperimentet paraprake treguan se kjo teknikë prodhon dhe injekton një vaksinë vetjake, nga vetë qelizat kanceroze të gjendura në trupin e pacientit. Këto qeliza në trupin e njeriut kultivohen me të njëjtën mënyrë si ato laboratorike, vetëm se në shumë më pak kohë.
Terapia foto-dinamike
Studimet janë realizuar nga shkencëtarët e British Columbia Cancer Agency, në Vancouver, të cilët për disa vite kanë vëzhguar testet dhe eksperimentet e terapisë foto-dinamike PDT. Kjo teknikë e cila siç është përmendur më lart përdor rrezet ultravjollcë për të injektuar dozat e vaksinës për të arritur pikat e duhura ku ndodhen dhe qelizat tumorale, duke përdorur më pak doza dhe pa reaksione toksike në pjesë të tjera të trupit të pacientit. Teknika e njohur se terapia foto-dinamike zakonisht është përdorur në mjekësi si stimuluese e përgjigjes së sistemit imun të organizmit ndaj qelizave tumorale. Prandaj Qendra e Kërkimeve ndaj Kancerit ka vazhduar aplikimet dhe kërkimet me po këtë terapi.
Përdorimi i rrezeve ultravjollcë
Studimet e mëtejshme përfshinin marrjen e kampionëve nga indet kanceroze të pjesët apo organet që ishin kthyer në vatra tumorale dhe bënin një trajtim paraprak të tyre me rreze ultravjollcë. Këto qeliza kanceroze kultivoheshin në laborator gjatë natës, përpara së të riinjektoheshin ditën tjetër në të njëjtën vatër tumorale. Kërkimet zbuluan se goditja apo pompimi i këtyre qelizave me rreze ultravjollcë sillte një rritje të reagimit të sistemit imunitar ndaj qelizave tumorale. Injektimi i kësaj vaksine të pompuar me rreze ultravjollcë bëhet nga goja dhe nuk krijon reaksione toksike për organizmin. Rrezet ultravjollce të përdorura në këtë terapi krijojnë një vaksinë të fuqishme, mekanizmi i së cilës nuk kuptohet plotësisht. Dobia e kësaj vaksine është të qenit individuale e cila mund të injektohet edhe nga goja, duke mos krijuar pengesa dhe raksione për organizmin për vetë faktin se kjo vaksinë përbëhet nga qeliza të njohura prej tij. Në këtë mënyrë nuk duhet një kohë e gjatë për të kultivuar këto qeliza sepse vetë organizmi bën rritjen, njohjen dhe reagimin e sistemit imun ndaj tyre. Këto studime u publikuan dy ditë më parë nga British Journal of Cancer. Autori i këtij shkrimi, Dr.Mladen Korbelik, thotë: “Shpresat për të përdorur kampionë të vetë pacientëve nga qelizat e tyre tumorale, do të ishte e vetmja mënyrë e mundshme për trajtimin e këtyre kacereve. Dhe kjo është një ide ngacmuese. Kjo teknikë mund të bëjë një trajtim më të shpejtë dhe ç’është e rëndësishmja një trajtim tërësisht individual.” Sipas këtyre studiuesve theksohet se këto janë hapat e para në një fushë të madhe, ku ka shumë për të bërë e zbuluar një teknikë shumë herë më të fuqishme dhe efikase. Dr.Lesley Ëalker, drejtor i informacionit në Cancer Research, shprehet se: “Kjo është teknikë interesante e arritur nga terapia foto-dinamike. Manipulimi i vetë qelizave kanceroze, do të sjellë rritjen e reagimit të sistemit imun dhe do të mund të luftojë kancerin, me sa më pak efekte anësore.
Eliminimi i qelizave tumorale me radioterapi
Radioterapia është një radioaksion që dëmton qelizat tumorale, duke i çuar deri në vdekje. Çdo seancë nga 10-15 minuta në ditë për 6-8 javë me radhë. Ky lloj diagnostikimi është e këshillueshme për pacientë të rinj dhe me tumor të lokalizuar. Avantazhet kryesore janë eliminim i qelizave tumorale dhe mundësi shumë të mëdha shërimi. Terapi e njohur është edhe Krioterapia, e cila ka të bëjë me ngrirjen e qelizave tumorale, gjë që shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndërhyrja zgjat rreth një gjysmë ore dhe është e këshillueshme për pacientë me tumor të lokalizuar. Avantazhi kryesor ka të bëjë me kohën e shkurtër të ndërhyrjes. Po ashtu terapia hormonale, rregullon nivelin e testosteronit, dhe është e këshillueshme për pacientët që nuk munden t’u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.
Terapitë për trajtimin e kancerit të gjirit
Çdo vit kanceri i gjirit zbulohet i pranishëm në më shumë se 1 milion gra në botë dhe më shumë se 400 mijë gra vdesin nga çdo vit nga kjo sëmundje. Instituti Kombëtar Amerikan i Kancerit thotë se, numri i grave që diagnostikohen me kancerin e gjirit po shtohet. Por si përhapet ky kancer dhe cilat janë mundësitë e kurimit të tij? Kanceri mund të fillojë në çdo organ apo ind të trupit. Por qelizat mund të përhapen nga tumori fillestar dhe të lëvizin përmes rrjedhjes së gjakut në pjesë të tjera. Gjatë viteve të fundit, studiuesit kanë krijuar ilaçe që përmirësojnë shanset e grave me kancer në gji. Ka disa lloje të kancerit të gjirit. Studiuesit thonë se trajtimi varet gjerësisht nga terapia e përdorur, përdorimi i ilaçeve që reagojnë mbi qelizat specifike të kancerit
Ultratingujt kundër kancerit
“Përdorimi i ultratingujve në onkologji nuk është një fakt i ri. Ultratingujt e fokusuar janë përdorur prej disa kohësh në mjekësi kundër tumoreve sipërfaqësorë në gjinekologji, laringologji, e më së fundmi edhe kundër kancerit të prostatës.”- shprehet Orsi, drejtor i Unitetit Radiologjik. E reja më e fundit e kësaj aparature tashmë aktive në Institutin Europian të Onkologjisë (IEO), është mundësia për të luftuar zona të tjera e organe të brendshme ku mund të shfaqet kanceri, në gji, mëlçi, pankreas e veshka, përfshirë dhe mitrën, muskujt dhe kockat. Pra mund të digjen qelizat kanceroze me ultratinguj gati në të gjitha organet që vëzhgohen në ekografi. Trajtimi me ultratinguj të fokusuar lejon që të “goditet” tumori pikërisht në zonën ku ai është shfaqur, pa ndërhyrjen e instrumenteve të tjera kirurgjikale, duke mos shkaktuar dëme biologjike në indet përreth zonës tumorale.
Simptomat e karcinomës renale
Karcinoma renale e veshkave njihet edhe si karcinomë me qeliza boshe, ose si hipernefromë. Ky tip i kancerit është tumori malinj më i shpeshtë i veshkave. Më të prekurit prej saj janë meshkujt, që pinë duhan, sidomos mosha rreth 50-70 vjeç. Ndër shenjat dhe simptomat më të dukshme tek personat të diagnostikuar më karcinomë renale dallohet: hematuri, gjak në urinë, masë e prekshme, dhimbje në ije, temperaturë, policitemi. Biopsia mund të mos mjaftojë për të vendosur diagnozën e kancerit sepse pamja e karcinomës renale mund të ngjajë me pamjen e tumorit beninj. Tipar i veçantë i karcinomës renale është përhapja përgjatë venave renale dhe venës kava. Trajtimi i saj realizohet me kirurgji, imunoterapi me IL-2. E rëndësishme është që diagnostikimi i sëmundjes të behët që në fillesat e saj.
Faqe 21
Zbulohen 7 variante gjenetike shkak për kancerin në prostatë
Shkencëtarët kanë zbuluar shtatë variacione gjenetike të cilat janë të lidhura me shfaqjen dhe zhvillimin e kancerit të prostatës dhe mund të shtojnë rrezikun e shfaqjes së këtij kanceri te meshkujt dhe disa sëmundje të tjera. Ky është numri më i madh i faktorëve gjenetikë, të cilët paraqesin rrezikun e shfaqjes së kancerit të prostatës, i zbuluar nga Cancer Research çka parashtron kërkesa jetësore për të kuptuar bazën gjenetike të sëmundjes. Gjashtë prej varianteve gjenetikë shkaktare të këtij tipi kanceri në dy studime të veçanta janë botuar publikuar në të njëjtën kohë në botimin më të fundit të gazetës Nature Genetics.
Çdo të thotë ky avancim për kancerin e prostatës?
Ky zbulim lidhur me trashëgiminë dhe gjenetikën tregon për mundësitë më të mëdha që i afrohen shkencës për të pasur në dorë një test gjenetik i cili do të parashikonte se cili person rrezikonte zhvillimin e kancerit të prostatës.
A është kanceri i prostatës një problem universal?
Kjo formë e shfaqjes së kancerit te meshkujt është një problem shumë i madh që parashtron kërkesa për arritjen e përfundimeve sa më efikase, për të diagnostikuar sëmundjen që në fillesat e saj dhe për të realizuar kurimin e duhur. Por kjo sëmundje sa vjen e bëhet më e keqe, nga vetë shtimi i numrit të të diagnostikuarve me këtë tip kanceri; nga 35 000 raste në vit, 10 000 prej tyre rezultojnë vdekjeprurës.
Çfarë është prostata dhe simptomat e kancerit të prostatës
Prostata është një gjëndër, është e pranishme vetëm te meshkujt, i ndodhur afër uretrës, tubi i cili transporton urinën nga qeska e urinës në penis. Prostata ka madhësinë e një kokrre arre dhe përgatit lëndën në të cilin sperma e prodhuar në testikuj mund të notojë. Tek një në çdo tre meshkuj të moshës së tretë prostata fillon të zmadhohet, dhe shfaq simptoma të tilla si: vështirësi gjatë urinimit, rrjedhje të pakët të urinës, etj. sidoqoftë në nëntë nga dhjetë raste që shkaktojnë këto simptoma janë të parrezikshme. Vetëm një në dhjetë nga rastet e zmadhimit të prostatës është kancer.
Mosha kur shfaqet kanceri i prostatës
Nuk janë të paktë ata meshkuj që vuajnë nga kanceri i prostatës. Sidomos burrat që i kanë kaluar të 40-at. Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta, si shkaktarë të së cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje. Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kemi të bëjmë me një ftohje. Po ama të tjerët nuk vuajnë nga ky problem, dhe pse mund të jenë të ftohur dhe, ç’është më e keqja, kjo gjendje zgjat me shumë se sa një ftohje normale. Kanceri i prostatës godet çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh, pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit. Në Evropë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona, ndërsa në USA 70 në 100 mijë. Por nuk është e thënë që të gjithë ata që kanë një hiperplasi beninje zhvillojnë tumorin e prostatës.
Këshilla për një dietë që parandalon kancerin e prostatës
1- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori
2- Qepët, merita është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë
3- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit
4- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit
5- Arrat, sipas specialistëve kanë vitaminë D
6- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës
7- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen
8- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij
Matja e rrezikut të shfaqjes së kancerit
Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo. Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku në të cilën matet niveli i PSA, që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës. Përqendrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatës shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet të përsëritet të paktën tetë herë dhe shërben për të diagnostikuar sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA është 2.5 ng/ml. Në qoftë se ky përqendrim është më i lartë, atëherë do të ishte e nevojshme të bëni një biopsi.
Prostata, tumori më i përhapur te meshkujt
Kanceri i prostatës shfaqet më shpesh te ata meshkuj që i kane kaluar dyzet vjet. Por shumë prej tyre nuk e njohin realisht sëmundjen dhe simptomat me të cilat ajo shoqërohet. Shpeshherë pacienti nuk e ka të qartë se për çfarë flitet realisht, madje ndonjëherë specialistët thonë se është detyrë e tyre që t’u shpjegojnë se ku ndodhet dhe çfarë roli ka prostata. Prostata ndodhet afër uretrës, rrugët urinare nëpërmjet të cilave urina dhe lëngjet dalin jashtë penisit. Tek një mashkull i rritur është i madh pak a shumë sa një gështenjë dhe peshon rreth 20 gram. Funksioni i tij kryesor është prodhimi i lëngut që transporton spermatozoidet gjatë ejakulacionit. Ky është tumori më i përhapur tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë mbi 65 vjeç, pas tumorit të mushkërisë dhe kolonit.
Rastet e shfaqjes së kancerit të prostatës
Rritja e shpejtë e niveleve të PSA, tregues i mbijetueshmërisë tek kanceri i prostatës, është indeks i një mbijetese të ulët. Një studim i realizuar në mbi 1095 meshkuj me tumor të lokalizuar në prostatë, ka treguar se një rritje e rrufeshme e përqendrimeve të antigjenit PSA, prostate-specific antigen, është një indikator i një mbijetese të reduktuar. Objektivi i studimit ishte vlerësimi i faktit nëse do të mund të identifikoheshin meshkujt në rrezik letal pas trajtimit me heqje e plotë e prostatës, pas tumorit të prostatës. U vu re se një rritje vjetore e PSA më e lartë nga 2 mg/ml ishte e shoqëruar me një mbijetueshmëri tepër të ulët. Edhe parametra të tjerë kanë lejuar të parashikohet mbijetueshmëria e pacientëve me tumor të prostatës.
Faktorët që shkaktojnë kancerin te meshkujt
Edhe pse akoma nuk janë realizuar studime specifike për këtë lloj kanceri, për vetë faktin se shfaqja e tij është shumë e rrallë, kanceri i gjoksit te meshkujt ka pësuar rritje gjatë kohës. Po të krahasohet me vitet e tjera edhe rastet e shfaqjes së kancerit të gjirit te femrat kanë pësuar një rritje të madhe. Në të dyja sekset, kanceri lidhet me hormonin estrogjen, kështu që obeziteti, mbipesha, mund të përbëjë një faktor. Qelizat dhjamore prodhojnë estrogjen. Kështu ndodh edhe me kimikatet në mjedis apo ndryshimet në mënyrën e jetesës. Sipas specialisteve të Qendrës së Kancerit, nevojitet një studim shumë më i hollësishëm, sepse një pjesë e meshkujve të prekur nga kanceri i gjoksit nuk kanë qenë të rëndë në peshë apo mbipeshë.
Hudhra dhe qepa ndalojnë kancerin e prostatës
Nuk janë të paktë ata meshkuj që vuajnë nga kanceri i prostatës. Sidomos burrat që i kanë kaluar të 40-at. Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta, si shkaktarë të së cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje. Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kemi të bëjmë me një ftohje. Po ama të tjerët nuk vuajnë nga ky problem, dhe pse mund të jenë të ftohur dhe, ç’është më e keqja, kjo gjendje zgjat me shumë se sa një ftohje normale.
Kanceri i prostatës
Kanceri i prostatës godet çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh, pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit. Në Evropë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona, ndërsa në USA 70 në 100 mijë. Por nuk është e thënë që të gjithë ata që kanë një hiperplasi beninje zhvillojnë tumorin e prostatës. Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo. Specialistët thonë se dihet që me kalimin e viteve një mashkull ka mundësi më të mëdha për të zhvilluar këtë lloj tumori, por nuk janë identifikuar akoma faktorët që e shkaktojnë këtë, përveç dhjamosjes. Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku në të cilën matet niveli i PSA, që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës. Përqendrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatës shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet të përsëritet të paktën tetë herë dhe shërben për të diagnostikuar sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA është 2.5 ng/ml. Në qoftë se ky përqendrim është më i lartë, atëherë do të ishte e nevojshme të bëni një biopsi. Në qoftë se gjatë biopsisë arrin në 10 ng/ml, atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur.
Dieta dhe kanceri
Për të parandaluar kancerin onkologët rekomandojnë që të ndiqet një dietë e ekuilibruar, e pasur me fruta dhe perime dhe e varfër me proteina. Sipas disa studimeve ekzistojnë disa ushqime që e parandalojnë këtë lloj kanceri më shumë se disa të tjera. Ja disa prej tyre: Hudhrat dhe qepët. Nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatit, merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. Po, djathit vegjetarian. Bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit. Një përbërës i sojës, genisteina ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit. Kjo mund të shpjegojë dhe pse vendet orientale, që kanë një dietë të pasur me sojë, janë më pak të prekura nga ky lloj tumori. Seleni kryen një funksion dezinfektues, pra mbron organizmin nga shumë sëmundje, mes këtyre dhe tumorit të prostatës.
Seleni, i duhur për të shmangur kancerin
Disa qendra amerikane iu sugjerojnë burrave të moshës mesatare të marrin një dozë të përditshme seleni. Në sasi të konsiderueshme seleni gjendet tek mishi dhe tek drithërat. Ekzistojnë dhe ilaçe farmaceutike dietetike që përmbajnë selen, por e rëndësishme është që të mos kalohet doza e nevojshme. Peshku dhe arrat. Duket se vitaminat kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga tumori i prostatës, sidomos vitamina D, e cila gjendet kryesisht në vajin e mëlçisë së merlucit dhe tonit, tek qumështi dhe tek vezët dhe vitamina E që gjendet tek frutat e thata dhe tek gruri. Konsumim sa më të madh të domateve. Domatja konsiderohet si një kandidat i mirë për parandalimin e kancerit të prostatës. Licipeni dhe karotenoidi që i japin ngjyrën e kuqe domates ulin mundësinë e krijimit të tumorit.
Tumori mashkullor në tru dëmton sistemin nervor
Nuk janë të pakta sëmundjet që prekin dhe dëmtojnë sistemin nervor të njeriut. Shtimi i pakontrolluar i qelizave kanceroze mund të shkaktojë tumor në trurin e njeriut. Kanceri i trurit paraqet një shumim të pakontrolluar të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin. Ato mund të jenë malinje, pra femërore, por nuk zhvillojnë metastaza. Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor, por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janë metastaza nga tumore të tjera të trupit. Tumoret mashkullorë, tumoret beninje, e shtyjnë indin përreth tyre, por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk zhvillojnë metastaza. Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit, duke e penguar sistemin e qarkullimit të likuorit.
Zhvillimi i tumorit
Zhvillimi i tumorit mashkullor të trurit i shtyn dhe dëmton strukturat e sistemit nervor, që janë të rëndësishme për jetën. Tumoret femëror ose malinj rriten duke e infiltruar indin përreth tyre, kjo do të thotë që është e vështirë të gjendet një kufi i mprehtë ndërmjet indit normal dhe kancerit. Pas një operimi të mundshëm mbesin përreth akoma qeliza, të cilat më vonë shumohen dhe krijojnë sërish tumor të trurit. Në përjashtim të disa rasteve të veçanta tumoret e trurit nuk bëjnë asnjëherë metastaza. Tumori i shfaqur në tru mund të zhvillohet vetëm në një masë të vogël të zonës së kafkës, sepse kjo pjesë nuk mund të zgjerohet. Me zhvillimin e tumorit zona e trurit ngushtohet dhe shfaqen dhimbjet dhe simptomat e para. Për këtë shkak edhe tumori mashkullor, beninj, nëse nuk shërohet me kohë mund të sjellë vdekjen e njeriut. Në varësi nga indi fillestar në të cilin zhvillohen tumoret në tru më të shpeshta janë gliomet, meningeomet dhe adenoma e hipofizës. Një pjesë e tyre paraqitet si vazhdim, metastazë, i tumoreve nga organet jashtë kokës, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit.
Simptomat
Simptomat me të cilat shfaqet tumori në tru janë të shumta dhe të shumanshme në varësi nga shkalla e zhvillimit dhe përhapjes së tumorit. Në varësi nga zona ku ato janë zhvilluar i sëmuri do të ndjejë mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të pjesshme të shikimit, epilepsi të ndryshme. Si pasojë e rritjes së shtypjes së trurit i prekuri nga tumori në tru do të ketë të vjella, marrje mendsh, etj. por një pjesë e simptomave janë të pa përcaktuara mirë pasi nuk janë tipike vetëm për tumoret, si: dhimbjet e kokës, lodhja, humbja e peshës, etj.
Diagnostikimi
Pasi i sëmuri dallon simptomat e para e domosdoshme është që t’i drejtohet mjekut dhe të bëjë analizat paraprake. Pas diagnostikimit të tumorit në tru, vendoset edhe terapia që duhet të ndiqet. Terapia e tumoreve të trurit varet prej lokacionit, madhësisë, prejardhjes së tumorit si dhe nga gjendja e përgjithshme e pacientit. Në vend të parë qëndron operimi i tumorit, e ndjekur nga rrezatimi dhe hemoterapia. Në varësi të shkallës së përhapjes tumoret mund të prihen dhe të hiqen gjatë operacioneve. Tumoret e Shkallës së I-rë janë në princip të shërueshëm. Edhe tumoret e Shkallës së II-të e kanë prognozën e mirë. Ndërsa tumoret e Shkallës së III-të dhe të IV-t edhe pse terapia ka përparuar shumë kanë një mbijetesë vetëm 1 deri në 2 vjet.
Çfarë është kanceri i stomakut, si ta kuptoni
Kanceri në stomak ndodh kur qelizat në një pjesë trupi fillojnë të mos funksionojnë mirë. Ka shumë lloje kanceri dhe zhvillimi i tyre do të vijë vetëm si pasojë e rritjes jashtë kontrollit të qelizave jo normale. Lloje të ndryshme kanceri sillen në mënyrë të ndryshme. Kanceri në mushkëri, në gjoks, në vaginë dhe kanceri në stomak janë sëmundje shumë të ndryshme. Sëmundja rritet me ritme të ndryshme dhe i kundërpërgjigjet në mënyra të ndryshme mjekimit. Njerëzit me kancer kanë nevojë për një mjekim që i nevojitet llojit të kancerit në stomak që ata kanë. Nëse një person mjekohet për një lloj tjetër kanceri në stomak, atëherë sëmundja ekzistuese do të zhvillohet duke u rrezikuar edhe jetën. Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri gastrik dhe fillesën e tij e ka pikërisht aty, në stomak. Stomaku është i ndarë në 5 shtresa të ndryshme. Kanceri mund të zhvillohet në secilin prej këtyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa më e jashtme, numërohen 5 shtresa dhe shtresa më e brendshme quhet mukozë. Acidi i stomakut dhe lëngu tretës janë të përbëra nga shtresa e mukozës. Shtresa tjetër quhet submukoza dhe është e rrethuar nga muskulaturë, një shtresë muskujsh që lëviz dhe përzien stomakun. Dy shtresat e tjera janë subseroza dhe seroza që janë dhe pjesa mbyllëse ose mbështjellëse e stomakut. Shtresa më e jashtme e stomakut është seroza. Pjesa më e madhe e kancerit në stomak fillon bë mukozë. Kanceri mund të zhvillohet edhe më thellë për shkak se infekton edhe shtresat e tjera. Sa më i thellë të bëhet dëmtimi aq më e vështirë është të kurohet kjo sëmundje. Kanceri në stomak mund të zhvillohet me ngadalë në shumë vjet. Ai nuk shfaqet në mënyrë të papritur. Pasi kanceri zhvillohet ka shumë ndryshime që ndodhin në pjesën e brendshme të tij. Ndryshimet e fillimit nuk sjellin shumë simptoma ndaj dhe në pjesën më të madhe të rasteve janë të pakuptuara.
Këshilla
1- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime. Një dietë e pasur me futa dhe perime të freskëta, sidomos ato të pasura më shumë vitaminë C, kanë rezultuar se kanë një ndikim të madh në mbrojtjen kundrejt kancerit në stomak.
2- Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.
3- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara. Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.
4- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.
5- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.
6- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjelat.
Cilat janë shkaqet e sëmundjes
Kanceri i stomakut është tjetër sëmundje, të cilin mjekët e lidhin me trupin e njeriut, që është i përbërë nga lloje të ndryshme qelizash që veprojnë në mënyra të ndryshme. Një qelizë në veshkë, megjithëse përmban të njëjtin informacion gjenetik të një qelize të trurit, luan një rol krejtësisht të ndryshëm. Kanceri në stomak është më shumë i përhapur tek meshkujt, sidomos pas moshës 60-vjeçare. Shkaqet:
1-Anemi e dëmshme, që ndikon pjesën e brendshme të stomakut dhe si rezultat një person ka mungesë të vitaminës B12.
2- Një çrregullim në stomak, i njohur ndryshe edhe si gastrit i atrofizuar
3- Infeksioni helikobakter, një infeksion i cili prek stomakun
4- Një gjendje heridetare, në të cilën njerëzit kanë polipe (si tumor) në stomakun e tyre.
Meshkujt më të prekur nga tumoret e sistemit urinar
Edhe organet e sistemit urinar mund të preken nga sëmundja e kancerit. Sistemi urinar përbëhet nga dy veshkat, fshikëza e urinës dhe uretra.
Veshkat
Dallohen disa lloje të tumoreve të veshkave. Tumoret beninje të veshkave, zakonisht janë pa simptoma. Ka tre tipa tumoresh malinje të veshkave: karcinoma qelizore renale, ku pacienti ka hematuri, gjak në urinë, dhimbje gjatë urinimit, temperaturë, një si gjëndër në zonën e barkut dhe humbje në peshë; nefroblastoma, e cila zakonisht shfaqet me dhimbje abdominale; karcinoma transqelizore, që si simptomë dominante ka gjakun në urinë.
Shkaqet
Tumoret e veshkave normalisht fillojnë jetën e tyre në qelizat e veshkës. Karcinoma transqelizore është rritje malinje e qelizave që shtrojnë pelvisin renal, zonën ku mblidhet urina para se të hyjë në fshikëzën e urinës. Njerëzit që pinë duhan, marrin shumë qetësues të ndryshëm ose gjenden të ekspozuar ndaj disa substancave kimike, janë të rrezikuar të preken nga kanceri i veshkave dhe i organeve të tjera të sistemit urinar. Rreth 80 për qind e kancereve të veshkës janë karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet të ketë lidhje me moshën, pasi haset tepër rrallë nën 40-vjeçarët. Nefroblastoma është përgjegjëse për një në dhjetë raste të kancerit renal te fëmijët.
Trajtimi
Kanceri i veshkave diagnostikohet me ultratingull ose skaner. Përdoren gjithashtu Urografia, ose pielografia, një lëndë ngjyruese që futet në gjak, e cila duket nën rrezet X kur ekskretohet nga sistemi urinar. Tumoret beninje të veshkave mund të qëndrojnë në trup si të padëmshëm. Tumoret malinje shpesh janë në stad të avancuar kur ne i zbulojmë e në përgjithësi nuk i përgjigjen mirë trajtimit mjekësor. Për këtë arsye, veshka e sëmurë zakonisht hiqet me operacion kirurgjikal.
Tumoret e fshikëzës së urinës.
Hematuria është simptoma dominante në tumoret malinje, nëse një tumor rritet në kryqëzimin ndërmjet ureterit e fshikëzës së urinës kjo mund të sjellë dhimbje në kurriz e në veshka dhe të pengojë rrugën e urinës. Ashtu si në format e tjera të kancerit, mosha dhe pirja e duhanit janë faktorë rreziku. Një faktor tjetër është edhe ekspozimi ndaj karcinogjeneve. Varion në shtete të ndryshme, por në përgjithësi mosha mesatare e diagnostikimit të këtyre pacientëve është 65 vjeç. Mbi tre të katërtat e këtyre tumoreve hasen te burrat.
Trajtimi
Diagnoza e tumoreve të fshikëzës së urinës bëhet duke përdorur cistoskopin, një instrument shikimi i cili futet në ureter. Cistoskopi me nxehtësi i djeg këto tip tumoresh, dhe kjo teknikë e ndjekur quhet diatermi. Tumoret e avancuara kërkojnë kirurgji ose kimio-terapi. Në raste ekstreme hiqet krejtësisht fshikëza e urinës, teknikë kjo e quajtur cistektomi. Duhet evituar duhani dhe karcinogjenet e tjerë. Shpesh tumoret beninje të fshikëzës së urinës regjistrohen së bashku me tumoret malinje, megjithatë pranohet që shanset për të jetuar janë gati njësoj kudo, rreth 50 për qind. Nëse do gjendej një ilaç për të luftuar gjenin që i bën kanceret e rrugëve urinare kaq vdekjeprurës, shanset për mbijetesë do rriten së tepërmi.
Tre tipat etumoreve malinje të veshkave:
- Karcinoma qelizore renale, ku pacienti ka hematuri, gjak në urinë, dhimbje gjatë urinimit, temperaturë, një si gjëndër në zonën e barkut dhe humbje në peshë
- Nefroblastoma, e cila zakonisht shfaqet me dhimbje abdominale; – Karcinoma transqelizore, që si simptomë dominante ka gjakun në urinë
Komentet Më të Fundit