Pejana Elezi, gazetarja e re e sportit në TVSH, ka marrë mbrëmjen e djeshme një dhuratë aspak të zakonshme. Si tifoze e Juventusit, Elezi ka festuar me miqtë fitoren e skuadrës së zemrës, pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions Leage. Por festa nuk ka kaluar kaq thjeshtë për Pejanën. Një adhurues i ka dhuruar asaj plot 1500 trëndafila të bardhë, në të cilat shkruhej ‘Juventus’. Më shumë se për fitoren e skuadrës, Pejana është gëzuar për surprizën që ka marrë pas saj, ndonëse nuk ia ka zbuluar emrin dhuruesit. Gazetarja e ka publikuar foton në Instagramin e saj, pa zbuluar se cili është personi që ia di pikën e dobët. Kanë filluar edhe për të fansat…

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment