10 gjërat të cilat nuk duhet t’i bëni gjatë një takimi me një femër

Meshkuj, nëse dëshironi të bëni një figurë të mirë, kur të takoheni për herë të parë me të, femrën që ju pëlqen, atëherë ndiqni këto këshilla…

Një takim nuk është një gjë e thjeshtë për t’u menaxhuar, sidomos për një mashkull. Gratë i pëlqejnë shumë rregullat e mirësjelljes edhe kur bëhet fjalë për një takim dysh, për një mbrëmje që duhet të jetë e këndshme dhe e kënaqshme nga të gjitha pikëpamjet. Kështu që më poshtë po paraqesim dhjetë gjërat të cilat një mashkull nuk duhet t’i bëjë absolutisht asnjëherë gjatë një takimi me një femër.

Një mashkull nuk duhet:

Ta pyes femrën se ku do të shkojnë

Pyetja e mërzitshme “Ku dëshironi t’ju çoj?” mund të tregojë edhe një mungesë të caktuar të interesit të maskuar si kavalier. Duhet të jetë gjithmonë mashkulli ai që duhet të bëjë zgjedhjen, duke marrë parasysh shijet e partneres.

Të arrijë me vonesë

Mashkulli, si një zotëri i vërtetë, duhet të shkojë gjithmonë të marrë shoqëruesen e tij dhe mbi të gjitha nuk duhet ta lërë atë  kurrë ta presë. Përkundrazi i takon atij ta presë damën e tij, qoftë edhe për disa minuta më shumë, ndërkohë që ajo bëhet e bukur dhe tërheqëse për të. Në këto raste duhet të bëni një fytyrë të mirë dhe një lojë të keqe.

Të vishet keq

Takimi ka kodet e tij të sjelljes për t’u respektuar. Çdo rast duhet të ketë veshjen e tij të caktuar. Një stil i rastësishëm është gjithmonë i mirë, pasurojeni me një parfum të mirë, por ju rekomandojmë që të mos e teproni…

Të jetë paedukatë

Edukata nuk duhet të mungojë asnjëherë. Kur uleni në tryezë, mos harroni t’i jepni menynë shoqërueses tuaj, në mënyrë që ajo të zgjedhë e para. Po kështu hidhini verën në gotë dhe nëse vendosni të ndani ndonjë pjatë pjesën e parë duhet ta marrë gjithmonë ajo.

Të evitojë kulturën

Një burrë i cili di të flasë për gjithçka është i dashur nga femrat. Por mos flisni për tema të një niveli shumë të lartë, por as edhe për futbollin. Ju mund të diskutoni përzemërsisht për librat, filmat, artin, fotografinë, për shijet tuaja, për shfaqjen e fundit që keni parë etj. Por mos harroni të përdorni argumentet, femrave u interesojnë, mos i mërzisni me fjalë boshe.

Të flasë për ish të dashurën

Ndërsa jeni ulur në mënyrë romantike në tavolinë dhe jeni kapur dorë për dore, ju i flisni asaj për ish të dashurën tuaj për t’i thënë ndoshta se ajo është një gjë tjetër. Ky është një gabim total. Nuk është ky momenti…

Të harrojë komplimentet

Një gruaje i pëlqejnë komplimentet, ato i japin asaj gjithmonë kënaqësi dhe nëse harroni t’ia bëni ky është një gabim shumë i madh. Do t’i duket se ju nuk keni akoma shumë interes për të. Prandaj vlerësoni fustanin e saj, flokët, parfumin e mirë që ka hedhur, por pa kaluar në banalitet. Jini gjithmonë të sinqertë.

Të mos e dëgjojë femrën

Mashkulli ka gjithmonë tendencë të monopolizojë bisedën. Nëse shihni se gota e saj e verës është pothuajse bosh atëherë keni folur shumë. Asaj i pëlqen të dëgjohet, të paktën lëreni ta bëjë këtë qoftë edhe për një herë të vetme.

Të mos paguajë llogarinë

Femrave të sotme nuk u pëlqen të jenë “rimorkiot” ekonomike të meshkujve edhe kur bëhet fjalë për pagesën e llogarisë. Por të paktën në takimin e parë gjeni mënyrën për të qenë kavalier si dikur dhe insistoni për të paguar ju. Në rast të kundërt do të bënit një figurë të keqe. Do të jetë e vështirë të dilni sërish me të…

Ta pyesni për t’u ngjitur në shtëpinë e saj është shumë herët

Çdo gjë ka kohën e vet, ndaj burrat duhet të respektojnë gratë. Nëse ajo nuk do t’ju kërkojë që ta mbyllni mbrëmjen në shtëpinë e saj, atëherë as ju nuk duhet ta kërkoni këtë gjë. Do të bënit një figurë të shëmtuar dhe asaj do t’i jepnit përshtypjen se qëllimi juaj është thjesht seksual dhe jo emocional.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment